LAJMI I FUNDIT:

Jakup Krasniqi: Në Drenas, fillon rënia e PDK-së (Video)

Jakup Krasniqi: Në Drenas, fillon rënia e PDK-së (Video)

Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi në një intervistë në InfoBox, ka thënë se në Drenas, fillon edhe rënia e erës së Partisë Demokratike të Kosovës.

“Unë mendoj që në Drenas, do të ketë ndryshime por si do të zhvillohen gjërat më tej nuk e di. Por, zinxhiri i rënies së Qeverisë së Partisë Demokratike do të ndërpritet. Era e ndryshimeve mendoj që ka ardhur, po niset me Drenasin dhe mendoj që kjo era e ndryshimeve duhet të jetë në gjithë Republikën e Kosovës”, tha ai në RTV Dukagjini.

Duke folur për Rastin Drenica, prej të cilit buruan edhe zgjedhjet e parakohshme në këtë komunë, Krasniqi tha se të dënuarit, është dashtë të dekorohen e jo të dënohen, për atë çfarë kanë bërë gjatë luftës.


Por, ai foli edhe për kreun e partisë së tij, Fatmir Limajn, që tha se ai vazhdimisht po përndiqet politikisht.

Krasniqi foli edhe për Gjykatën Speciale, për të cilën tha se është i gatshëm të përgjigjet në çdo moment, nëse është në listën e të akuzuarve.
Lidhur me rastin e vdekjes së Astrit Deharit, ai i ka bërë përgjegjës krerët e institucioneve përkatëse, përfshirë edhe ministrat përkatës, deri sa ka kërkuar që rasti të mos politizohet./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=OMN1wX3eG5E&feature=youtu.be&t=4020

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori