Në veri të Kosovës janë kryer të gjitha përgatitjet për pritjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili vjen sot në një vizitë dyditore në Kosovë.
Ka përfunduar asfaltimi i rrugëve, nëpër të cilat do ta kalojë Vuçiqi, kurse veriu i Mitrovicës është dekoruar si asnjëherë më parë me flamuj serbë dhe foto të Presidentit të Serbisë, në të cilat shkruan: “Mirë se vjen, president”.
Janë përmbyllur edhe listat e atyre që do të shkojnë në tubimin e Vuçiqit, kurse qytetarët serbë janë urdhëruar që të grumbullohen në Mitrovicë, edhe në qoftë se Vuçiq në momentet e fundit do ta anulojë vizitën.
Politikani serb Marko Jakshiq i Lëvizjes së serbëve të Kosovës “Atdheu”, thotë për gazetën serbe “Danas” se pas fërkimeve të fundit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është mjaft e qartë se nuk do të ketë asgjë nga “Gazimestani 2” dhe vizita e paralajmëruar e pompozitet e Vuçiqit.
“Është i pakuptimtë krahasimi me Gazimestanin, sepse Gazimestani i Millosheviqit duhej ta kthente Kosovën në Serbi, kurse ky i Vuçiqit [‘Gazimestani 2’] Kosovën të çon drejt në Shqipëri. Unë besoj se presidenti, do të vijë në Kosovë në marrëveshje me Brukselin, por që vizita do të shkurtohet. Ai nuk do të vizitojë të gjitha ato pjesë të Kosovës që ai ka planifikuar, kështu që nuk do të ketë asgjë nga shkëlqimi i planifikuar. Unë nuk pres një fjalim historik siç e ka paralajmëruar, por ai do të përsëris tregimin nga i ciki askush nuk do ta ketë më mirë”, thotë Jakshiq, përcjell Telegrafi
Sipas tij, “sa më shumë institucione të Serbisë në Kosovë që Vuçiqi po ia dorëzon Prishtinës, në Mitrovicn veriore ka më shumë simbole dhe flamuj të varur në shtylla, si një lloj kompensimi”.
Bashkëbiseduesit e gazetës serbe, të cilët nuk kanë daashur t’u përmendet emri nga frika e hakmarrjes dhe largimeve nga puna, kanë treguar se Mitrovica e veriut është dekoruar me flamuj të rinj dhe në çdo shtyllë është varur flamuri me portretin e Vuçiqit dhe me mesazhin “Mirë se vjen presidentit!”.
“Pikërisht ky mesazh te qytetarët shkakton tallje, dhe mes vete përshëndetemi me një pëshpëritje, ‘mirë se vjen president’. Mirëpo, erdhi apo nuk erdhi ai, është lëshuar një urdhër që në tubimin e planifikuar duhet të shkojmë, që të dëshmojmë sesi serbët besojnë në presidentin e tyre dhe se sa janë të zhgënjyer që ai nuk ka ardhur [në qoftë se nuk vjen]. Njerëzve në Zveçani u është urdhëruar që në tubim të shkojnë në këmbë dhe në kolonë “, tha një qytetar serbë, i cili tregon se një eufori e tillë që mbizotëron para ardhjes së Vuçiqit, nuk mbahet mend deri më tani.
Bashkëbiseduesit e gazetës tregojnë se edhe deri më tani janë bërë lista me emrat e tyre qëkanë marrë pjesë në tubime të mbështetjes, por për herë të parë atyre që kanë refuzuar të marrin pjesë u janë ofruar vërtetime të refuzimit në një listë të veçantë, përmes një deklarate.
“Kështu do të kuptoni frikën tek ne që jemi të punësuar në shërbimin civil. Nuk na është thënë se çfarë mund të na ndodhë nëse refuzojmë shkuarjen në tubim, por është e lehtë të kuptohet. Shumë janë këtu kundër shkuarjes në mënyrë të organizuar në mitingun e njeriut që nuk na sjell asgjë të mirë, por detyrohemi de nënshkruajmë”, thotë qytetari serb nga Mitrovica.
Vetë presidenti serb ka paralajmëruar se gjatë vizitës në veri të Kosovës do të mbajë njërin nga fjalimet e tij më të rëndësishme, duke e cilësuar madje si historik.
Vuçiq mbrëmë ka konfirmuar se sot do të vijë në Kosovë dhe se vizitën do ta nis me shkuarje te liqeni i Ujmanit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame