Ish-kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, në protestën "Drejtësi për Gruevskin" para Gjykatës Themelore Shkupi 1, tha se secili që është fajtor duhet të përgjigjet dhe se është kundër pajtimit.

"Japim mbështetje gjykatësve të drejtë që të lëvizin dhe të thonë "jo" proceseve politike", tha Jakimovski.


Ai shtoi se "jam kundër pajtimit. Ai i cili është fajtor duhet të përgjigjet. Njerëzit që kanë shtënë me plumb në kokë, dënohen me 7 vjet burg, ndërsa njerëzit të cilët kanë dhënë një shuplak dënohen me 15 vjet burg. Vendet tona fqinjë komentojnë se vendi ynë është cirk i shtetit"./Telegrafi/