Futbollisti Jack Grealish dhe e dashura e tij, Sasha Attwood, kanë njoftuar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Çifti, të dy 28 vjeç, e kanë ndarë lajmin në llogaritë e tyre në Instagram.


"Bekimi më i madh i jetës", shkroi Grealish, duke postuar një fotografi të tij duke përqafuar Attëood nga pas.

Attwood ndau të njëjtin imazh me mbishkrimin: "Gjysma ime, gjysma juaj - përtej se e bekuar".

Dyshja thuhet se janë takuar që kur ishin adoleshentë, të cilët janë rritur bashkë në Solihull, West Midlands.

Screenshot 24 3 Jack me partneren e tij

Attwood, një modele, ka punuar me marka të ndryshme duke përfshirë: L'Oreal dhe Pretty Little Thing.

Grealish humbi mundësinë për t'u përzgjedhur për skuadrën përfundimtare të Anglisë me 26 lojtarë për Euro 2024.

Screenshot 25 3 Jack me partneren e tij

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate tha se ndihej keq që la jashtë Grealish dhe të tjerët, por disa lojtarë thjesht patën një sezon më të fortë. /Telegrafi/