LAJMI I FUNDIT:

BE-ja u shpreh skeptike, por Ambasada britanike mbështet procesin e Vettingut

BE-ja u shpreh skeptike, por Ambasada britanike mbështet procesin e Vettingut

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka mirëpritur nisjen e punimeve për ndryshimet kushtetuese lidhur me procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim nga Ambasada britanike, pas takimit të parë të grupit punues për hartimin dhe finalizimin e legjislacionit për procesin e Vettingut që u mbajt dje.

Ambasada britanike ka theksuar se e mbështesin një proces të tillë dhe do të vazhdojnë të jenë partner i Qeverisë së Kosovës.


“Mirëpresim takimin e sotëm të kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu për të nisur punën për ndryshimet kushtetuese në lidhje me procesin e Vettingut. Ne e kemi mbështetur nismën që nga fillimi dhe do të vazhdojmë të jemi partner për Qeverinë ndërsa ata ecin përpara”, thuhet në njoftimin e Ambasadës britanike.

Për dallim nga birtanikët, Bashkimi Evropian është shprehur skeptikë sa i përket Vettingut.

Vettingu duhet të bëhet, por procesi të jetë i besueshëm dhe i pavarur
Lexo po ashtu Vettingu duhet të bëhet, por procesi të jetë i besueshëm dhe i pavarur

Në raportin e BE-së për Kosovën të publikuar ditë më parë, thuhet se “Qeveria e re është duke konsideruar disa opsione për procesin e ‘vettingut” dhe sipas raportit ndërmarrja e një ri-vlerësimi të të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve është brengosëse”.

Ndryshe dje në takimin e parë të grupit punues për hartimin dhe finalizimin e legjislacionit për procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë, kryeministri Albin Kurti tha se njëra ndër shtyllat e shtetit funksional është sundimi i ligjit dhe drejtësia efikase.

Kurti theksoi se ka nevojë për gjyqtarë të drejtë e efikas dhe prokurorë me integritet.

Në anën tjetër ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se Vettingu është çelësi për një sistem të drejtësisë ku do kenë qasje të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori