Bashkimi Evropian (BE) pritet t’i bëjë thirrje Kosovës ta nisë punën pa asnjë vonesë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, thuhet në një dokument të zgjerimit të BE-së.
BE-ja i ka përgatitur konkluzat për zgjerimin e bllokut, të cilat do të duhej të miratohen të martën, më 17 dhjetor, në takimin e Ministrave të BE-së.
Në draftin e këtyre konkluzave, BE-ja gjithashtu u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që pa vonesa t’i zbatojnë marrëveshjet nga dialogu dhe të gjitha detyrimet e tjera, si dhe ua rikujtohen atyre se këto rrugëtimi i të dyjave shteteve drejt integrimeve evropiane varet pikërisht nga këto detyrime.
“Këshilli e përsërit se Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksi për zbatimin e saj, të miratuara në shkurt dhe mars 2023, duhet të respektohen dhe zbatohen në tërësi sa më shpejtë që të jetë e mundur pa parakushte, sikurse të gjitha obligimet e tjera nga BE-ja“, thuhet në dokumentin që ka siguruar REL.
Në veçanti Kosovës i kërkohet ta fillojë punën për miratimin e draft-statutit evropian për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Kjo përfshin themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duke nisur me përcjelljen e draft-statutit, të cilin palëve ua ka paraqitur lehtësuesi i BE-së, përmes vendimit të Qeverisë së Kosovën në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës pa vonesa të reja“, thuhet në këtë draft.
Në tetor 2023, BE-ja ua dorëzoi Kosovës dhe Serbisë një “draft-statut modern” për formimin e Asociacionit. Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Italia – e mbështetën atë.
Prej atëherë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje vazhdimisht Kosovës ta dërgojë në Gjykatën Kushtuese këtë draft-statut.
Zyrtarët e Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti e kanë cilësuar si “non-paper” draft-statutin evropian.
Muajin e kaluar, zëdhënësi i Kurtit, Përparim Kryeziu, tha se draft-statuti evropian “është ai i një non-paperi”, dhe se kryeministri nuk e ka pranuar atë, pavarësisht se BE-ja ngul këmbë se Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e pranuan këtë draft-status në parim vitin e kaluar.
Në konkluzat e saj, BE-ja e përmend edhe gjendjen e tanishme në veriun e Kosovës, pas një shpërthimi në një kanal uji të Ibër-Lepencit në Zubin Potok muajin e kaluar.
Kosova e fajëson Serbinë për sulmin, gjë që mohohet nga Beogradi zyrtar.
Në këto konkluza do të dënohet sulmi ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, të cilin BE-ja e kishte dënuar si sulm terrorist, sikur edhe sulmi në Banjskë vitin e kaluar, dhe do të përsëritet ftesa që përgjegjësit për këto sulme të nxirren para drejtësisë.
“Këshilli mbetet thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa të qëndrueshëm për deeskalim, të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe provokative që mund të çojnë në tensione dhe dhunë, dhe të evitojnë retorikën përçarëse“, thuhet në draftin e këtij dokumenti.
BE-ja gjithashtu do të përsërisë se masat ndaj Kosovës që janë në fuqi, por mund të hiqen nëse ndërmerren hapa të duhur për uljen e tensioneve.
Sipas burimeve diplomatike mes vendeve anëtare ka dallime të mëdha rreth masave ndaj Kosovës. Shumica e vendeve anëtare duan që masat të hiqen menjëherë dhe tërësisht, por ka vende, si Franca dhe Italia, që duan heqjen graduale. Prandaj, këto dallime janë diku ndikuar që masat të mbeten akoma në fuqi.
BE-ja vendosi disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës vitin e kaluar për shkak të rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Në Konkluzat për zgjerim, BE-ja do të ripërtëritë se mbetet e përkushtuar për ta vazhduar këtë proces që e sheh si interes strategjik të bllokut. Por, do të kërkojë nga vendet e rajonit që të angazhohen në bashkëpunim rajonal dhe zgjidhjen e mospajtimeve dypalëshe, në mënyrë që të përshpejtojnë rrugëtimin tyre drejt BE-së.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, më 15 dhjetor të vitit 2022.
Prej atëherë, presidenca e Këshillit të BE-së është ndarë mes pesë shteteve anëtare: Çekisë, Suedisë, Spanjës, Belgjikës dhe Hungarisë. E para e ka pranuar aplikimin, por asnjë tjetër nuk e ka shqyrtuar atë.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri