Për shumicën e njerëzve është bërë shprehi që, para se të hapin kënaçen, trokasin me gisht në majë. Mirëpo përse bëjnë kështu njerëzit?
Të gjithë mendojnë që në këtë mënyrë mund të pengohet derdhja e lëngut kur të hapet kënaçja. Megjithatë, askush nuk dëshiron të spërkatet me lëng.
Mirëpo, trokitja me gishta apo me thonj në majë të kënaçes në të vërtetë është legjendë urbane apo metodë e bazuar në teori shkencore?
Nëse jeni ndër ata të cilët veprojnë kështu, atëherë gëzohuni – sepse ekziston arsyeja e mirë përse kjo metodë funksionon dhe është përkrahur nga shkenca, transmeton Telegrafi.
Një mësimdhënës i kimisë në Universitetin e Nottingham, ka treguar procesin e saktë se çfarë ndodh para dhe pas hapjes së kënaçes.
“Para se të hapet kënaçja, flluskat mikroskopike të ajrit “ngjiten” për brenda (nukleacioni)”.
“Kur hapet kënaçja, këtyre flluskave u shtohet madhësia e tyre, për shkak të zvogëlimit të tretshmërisë së karbohidrateve”.
“Kur këto flluska arrijnë madhësinë e caktuar, ato ndahen nga brendësia dhe shtyhen lart, bashkë me lëngun”.
Mësimdhënësi pranon që akoma ekziston debati rreth efikasitetit të kësaj metode, por teoria se çka ndodh kur trokitet në majë të kënaçes është e sqaruar. Kur hapet konserva vrullshëm, flluskat krijojnë edhe më shumë flluska.
“Flluskat në kënaçen e pahapur grumbullohen dhe ngjiten në majë dhe kur trokitni me gishta në majë të kënaçes flluskat do të largohen dhe do të pluskojnë në majë“.
Kur të hapet kënaçja, flluskat të cilat gjenden sa më thellë do të zgjerohen më shumë se sa ato në majë, gjë që do të thotë që më shumë lëngë do të jetë i hedhur në sipërfaqe”.
Trokitja me gishta në maje të kënaçes do të krijojë më pak flluska të këtilla “të thella” dhe në këtë mënyrë më pak lëng do të dalë në sipërfaqe – më pak do t’ju spërkatë“. /Telegrafi/