LAJMI I FUNDIT:

BE-ja nuk do t’i gjobisë Spanjën dhe Portugalinë për deficitin

BE-ja nuk do t’i gjobisë Spanjën dhe Portugalinë për deficitin

Spanja dhe Portugalia nuk do të gjobiten pavarësisht se nuk arritën të ulin deficitin e tyre publik, deklaruan sot anëtarët e BE-së, duke marrë në konsideratë situatën në ty dyja vendet.

Dy rastet kanë lënë Bashkimin Evropian në një situatë të vështirë mes kredibilitetit për aplikimin e masave buxhetore dhe garantimin që veprimet e tij të mos dëmtojnë rimëkëmbjen e brishtë ekonomike të bllokut, që pritet të goditet nga planet britanike për t’u larguar nga BE-ja.

Sipas rregullave të BE-së, vendet anëtare duhet të limitojnë deficitin e tyre në tre për qind të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB).


Anëtarët që nuk i përmbushin detyrimet mbi deficitin mund të gjobiten deri në 0,2 për qind të PBB-së së tyre, që në rastin e Spanjës do të përkonte me më shumë se dy miliardë euro ndërsa për Portugalinë afërsisht 200 milionë euro, sipas Komisionit Evropian. /Telegrafi/