LAJMI I FUNDIT:

Ja motivi i vrasjes së Rrahman Ukës (Video)

Ja motivi i vrasjes së Rrahman Ukës (Video)

Punëtori i sigurimit të lokalit i Bon Vivantit, i plagosur sot pasdite, Rrahman Uka, tashmë ka ndërruar jetë. Telegrafi mëson se arsyeja se pse ai ishte sulmuar me armë zjarri nga Masar Gerdovci, është se Uka kishte tentuar që ta largojë Gerdovcin nga lokali.

Krejt ngjarja ka filluar kur njëri nga kamerierët e lokalit Bon Vivant, nuk ka pranuar që ta shërbejë Gerdovcin, me ç’rast ka kërkuar edhe ndihmën e Ukës, i cili punonte tash e një kohë si punëtor sigurimi i lokalit. Uka kishte tentuar që ta “zgjidh” problemin me myshteriun, duke provuar ta largojë Gërdovcin nga lokali, me ç’rast vjen edhe deri te incidenti tragjik.

Rrahman Uka i vrarë sot në lokalin Bon Vivant


Ndryshe, sot (e hënë) në rrugën ’Rexhep Luci’, në lokalin Bon Vivant, rreth orës 15:40, ka ndodhur një plagosje.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Telegrafin se “Policia e Kosovës ka arrestuar personin i cili ka shtënë me armë zjarri në drejtim të të plagosurit”./Telegrafi/