LAJMI I FUNDIT:

Ja kush janë nënkryetarët dhe sekretarët e Lëvizjes Besa

Lëvizja Besa me një njoftim drejtuar Telegrafit në Maqedoni njofton qytetarët me emërimet e reja në strukturat partiake.

”Për nënkryetarë të Lëvizjes BESA u zgjodhën Ermira Asani Salija – avokate nga Gostivari dhe Zeqirija Ibrahimi – filolog nga Shkupi. Mandati i tyre, ashtu si edhe i gjithë organeve të tjera, do të jetë deri në kongresin e ardhshëm.


Përveç tyre, konform Statutit, pasi është zgjedhur Sekretari Gjeneral i Lëvizjes BESA, u diskutua edhe themelimi i sekretariateve, që janë në varësi të Sekretarit Gjeneral, dhe u vendos që:
-Sekretar i Sekretariatit për Politika Strategjike të jetë Shaban Zendeli
-Sekretariati i marrëdhënieve me publikun të jetë Njomza Imeri Ismaili
-Sekretariati Burimeve Njerëzore dhe Lobimit të jetë Hysein Dika
-Sekretariati organizativ të jetë Skender Rexhepi” thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa./Telegrafi/