Imazhet e breshkave të detit që mbyten nga një pipë plastike, dhe delfinëve, që vdesin në rrjetat e peshkatarëve kanë dhënë efektin e tyre shokues në nivel ndërkombëtar. Edhe raportimet e shumë pushuesve nga plazhet e mbytura me kilometra të tëra prej mbeturinave plastike në mbarë botën i kanë nxitur politikanët dhe qytetarët që t’i thërrasin arsyes, se ka ardhur koha për të vepruar. Të martën një studiues austriak shokoi me zbulimin e tij, që partikujt plastikë dëshmohen edhe në zorrët e njeriut. Unanimiteti i Parlamentit Evropian është përtej kufijve partiakë dhe një propozim i Komisionit të BE-së për kufizimin e mbeturinave plastike në Evropë u pranua me shumicë dërmuese.
BE-ja prodhon çdo vit 26 milionë ton mbeturina plastike, kjo i përgjigjet një të katërtës së volumit mbarëbotëror. Vetëm 30% e kësaj mase arrin të riciklohet. Kina ndërkohë e ka ndaluar importin e mbeturinave plastike nga Evropa. Tajlanda do të pasojë me ndalimin e këtij importi pas dy vjetësh. BE-Ja duhet të zhvillojë strategji të reja, për ta zgjidhur problemin aty, ku ai e ka burimin.
Gjatë dy viteve të ardhshme Komisioni i BE-së do të ndalojë enët plastike. E njëjta gjë vlen edhe për pipat e stekat për mbajtjen e tullumbaceve. Gjysma e mbeturinave plastike në Evropë përbëhet prej të tilla mbetjesh.
Gjithashtu ambalazhimet plastike në tregun evropian deri në vitin 2030 do të jenë të ripërdorueshme ose të riciklueshme me efikasitet në kosto. Në këtë drejtim kritikët si ekologjistët kërkojnë që afati i tranzicionit të shkurtohet deri në vitin 2025; shmangia dhe ripërdorimi i ambalazheve plastike duhet të ketë prioritet kundrejt riciklimit.
E më e rëndësishmja mikroplastika, që përdoret në produktet kozmetike si pastë dhëmbësh apo kremëra, sa të jetë e mundur duhet të kufizohet. Kjo vlen edhe për uniformat e punës që përmbajnë mikropartikuj dhe shirita ndriçues apo elementë të ngjashëm, si dhe për të ashtuquajturat “palstikë oxo-biologjikisht e shpërbëshme”. Ato shpërbëhen në komponente gjithnjë e më të vogla dhe në fund në mikropartikuj, që gjithashtu depërtojnë në rrejtin e ushqimeve për njeriun dhe për kafshët.
Kritikët tërheqin vëmendjen në këtë drejtim, se duhet vepruar më shpejt dhe më ashpër. Suedia p.sh. e ka ndaluar mikroplastikën në produktet kozmetike qysh tani në vitin 2018. Ndalimi është i mundur të realizohet shpejt e pa probleme, deklarojnë ekologjistët në Parlamentin Evropian. Probleme mund të krijohen edhe nga plastika, që konsiderohet si biologjikisht e shpërbëshme dhe e kompostueshme. Komisioni propozon etiketimin dhe një asgjësim më të mirë të mbetjeve të këtij lloji. Në të kundërt mbrojtësit e mjedisit paralajmërojnë nga shtimi i vazhdueshëm i partikujve plastikë edhe në tokat bujqësore. Përveç kësaj plastika kompostohet me shumë vështirësi.
Të gjitha shishet plastike në BE brenda shtatë viteve të ardhshme duhet të kalojnë në sistemin e ripërdorimit. Për këtë do të vendosen sistemet e pagesës për shishen që kthehet. Pas disa vitesh aplikim ky sistem gjerman e rendit Gjermaninë në vendin e nderit për mbrojtjen e mjedisit. Propozohet gjithashtu që në dekadën e ardhshme gradualisht shihet të prodhohen nga material i rickliueshëm.
Masa të tjera janë udhëzimet për asgjësimin e përshtatshëm si dhe etiketimin e produkteve me përmbajtje plastike në facoletat kozmetike, tamponët apo tullumbacet.
Konsumatorët dhe disa grupe të caktuara profesionesh, si peshkatarët, duhet të informohen më mirë për pasojat e flakjes pa kriter të mbeturinave plastike. Rrjetat gjigande të peshkimit që notojnë nëpër detra paraqesin një rrezik të madh për kafshët e detit. Po ashtu prodhuesit duhet të involvohen më shumë si në kuadër të përgjegjësisë për kostot e mbetjeve që ato prodhojnë ashtu edhe në fushatat sensibilizuese për pastrimin dhe mbrojtjen e mjedisit.
Projektligji nga Parlamenti Evropian do t’i kalojë këshillit të ministrave përgjegjës. Atje ekziston rreziku, që të përfshihen interesat kombëtare në legjislacion dhe kësisoj ligji të zbehet. Komision dhe parlamenti gjithsesi janë për një trajtim të shpejtë të temës: Ato duan që brenda kësaj periudhe legjislative, pra përpara zgjedhjeve të BE-së vitin e ardhshëm, të bëjnë gati direktivat e BE-së, që pastaj duhet të zbatohen në legjislacionet kombëtare.
Se sa efekt mund të kenë norma të tilla evropiane? Ato krijohen dhe zhbëhen sipas vullnetit të mirë të vendeve anëtare. Mbrojtësit e mjedisit i shohin këto masa të propozuara si një hap të parë drejt një rruge të gjatë. Sidoqoftë qëkurse më 2016 është vendosur kufizimi i qeseve plastike, në BE ndërkohë është përgjysmuar konsumi i plastikës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit