Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë dhe Kinës të parandalojnë nisjen e luftërave tregtare, të cilat mund të kërcënojnë rregullin botëror dhe të rrezikojnë paqen në botë.
Tusk ka thënë më 16 korrik se “ende ka kohë për të ndalur konfliktin dhe kaosin” dhe se të gjitha palët kanë “detyrim të përbashkët” për të punuar së bashku dhe t’i ikin përballjes.
Tusk ka nisur këto dekarata drejt presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, të cilët takohen të hënën në Helsinki.
“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se arkitektura e botës është duke ndryshuar para syve tanë dhe është përgjegjësi e jona të bëjmë ndryshim për të mirë. Është detyrë e përbashkët e Evropës dhe Kinës, por edhe e Amerikës dhe Rusisë që të mos shkatërrojnë rregullin tregtar global, por ta përmirësojnë atë dhe të mos nisin luftëra tregtare, të cilat shumë shpesh janë kthyer në konflikte të nxehta në histori”, ka thënë Tusk, i cili ka qenë në Pekin në një samit në mes të liderëve të BE-së dhe atyre të Kinës.
Ai ka thënë se botës i duhen reforma tregtare, mirëpo duhet të parandalohet konfrontimi.
“Për këtë arsye jam duke bërë thirrje te nikoqirët tanë kinezë, por edhe te presidentët Trump dhe Putin, që të bashkohen në këtë proces drejt reformimit të Organizatës Botërore të Tregtisë. Sot përballemi me dilemën rreth asaj se a duhet të luajmë ashpër siç janë tarifat e luftës dhe konflikti në vendet si Ukraina dhe Siria apo të shikojmë për zgjidhje të përbashkëta të bazuara në rregulla të drejta”, ka thënë ai.
Tusk dhe Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, kanë qenë në Pekin në Samitin vjetor të 20-të me liderët kinezë, të cilin e ka udhëhequr kryeministri kinez, Li Keqiang.
Liderët e BE-së dhe ata kinezë janë duke synuar arritjen e një marrëveshjeje, përmes së cilës do të niste procesi i lehtësimit në qasje të tregjeve të njëra-tjetrës.
Zyrtarët kanë shfaqur shpresën e prezantimit të një komunikate modeste, e cila do të siguronte se të dyja palët janë të përkushtuara për një sistem tregtar multirateral.
Në dy samitet e fundit ka qenë e pamundur që të arrihet një deklaratë e tillë.
Ekspertët kanë thënë se Kina do të kërkojë krijimin e një aleance kundër Shtetetve të Bashkuara, të cilën Pekini mund ta përdorë më pas kundër SHBA-së, pas vënies së tarifave nga presidenti amerikan.
Trump ka kërcënuar me vënie të tarifave në vlerë të 500 miliardë dollarëve në mallrat kineze, nëse Pekini nuk ndryshon ato që presidenti amerikan i ka cilësuar si politika të padrejta tregtare.
Kina në anën tjetër ka thënë se do të hakmerret nëse Uashingtoni aplikon tarifa të reja.
Rusia po ashtu ka premtuar se do të hakmerret kundër sanksioneve amerikane që do të ndikojnë në industrinë apo bizneset ruse. /REL/ Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHarroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
Banka Ekonomike akoma më afër qytetarëve, shtrin rrënjët në Mitrovicën e Veriut
Planimetria ideale, jetesa e rehatshme, ky është kompleksi Linda
DORA lansohet nga BPB
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët