BE-ja dhe rusët i ofrojnë azil politik Muskut?

Elon Musk, një nga njerëzit më të njohur dhe me ndikim në botë, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, jo vetëm për inovacionet teknologjike, por edhe për pozicionet dhe qëndrimet j politike që herë pas here shkaktojnë debate dhe tensione.
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Paula Pinho, deklaroi se Musk është “shumë i mirëpritur në Evropë”, duke nënkuptuar hapjen dhe vlerësimin që kontinenti i jep figurave të tillë që kontribuojnë në zhvillimin teknologjik dhe ekonomik, pavarësisht kontesteve politike që mund të lindin në sfond.
Në anën tjetër, marrëdhëniet e Musk me presidentin amerikan, Donald Trump janë bërë objekt diskutimesh dhe acarimesh të shumta.
Së fundi, Musk ka deklaruar se SHBA-të do të falimentojnë me ligjin e ri që ka sjell administrata Trump, duke rritur borxhin publik të shtetit amerikan, e cila gjë ka bërë të reagojë lideri amerikan,
Trump gjithashtu e ka kritikuar publikisht Muskun për disa vendime biznesi dhe pozicione që i ka konsideruar të papërshtatshme ose kundër interesave amerikane.
Ndryshe, Duma e Shtetit në Rusi ka bërë një deklaratë surprizuese duke thënë se Rusia do t’i ofronte Muskut azil politik nëse ai ndonjëherë do të kërkonte strehim.
Ky zhvillim nënvizon edhe një herë rolin që individë me ndikim të madh ekonomik dhe politik mund të kenë në skenën globale, duke u përfshirë shpesh në marrëdhënie komplekse mes shteteve dhe forcave politike të ndryshme. /Telegrafi/




















































