LAJMI I FUNDIT:

Izraeli urdhëron evakuimin e zonës humanitare në Gazë për të filluar një operacion ushtarak kundër Hamasit

Izraeli urdhëron evakuimin e zonës humanitare në Gazë për të filluar një operacion ushtarak kundër Hamasit

Ushtria izraelite ka urdhëruar evakuimin e një pjese të zonës humanitare Muwasi në Gazë për të filluar një operacion kundër militantëve të Hamasit, ndërsa negociatat për armëpushim po vazhdojnë.

Ushtria ka njoftuar se ata planifikojnë të fillojnë një operacion kundër militantëve të Hamasit, të cilët janë vendosur në zonë dhe e kanë përdorur atë për të lëshuar raketa drejt Izraelit.

Zona përfshin pjesën lindore të zonës humanitare Muwasi, e cila ndodhet në Rripin jugor të Gazës.


Në fillim të këtij muaji, Izraeli vlerësoi se një milion palestinezë janë tani në zonën humanitare, e cila mbulon rreth 14 kilometra përgjatë Mesdheut, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Sipas OKB-së dhe grupeve humanitare, pjesa më e madhe e asaj zone tani është e mbuluar me kampe të cilave u mungojnë kanalizimet, objektet mjekësore dhe kanë qasje të kufizuar në ndihmë.

Bëhet e ditur se njoftimi erdhi gjatë negociatave delikate që kërkonin një armëpushim në Gazë, me zyrtarët amerikanë dhe izraelitë që shprehën shpresën se një marrëveshje është më afër se kurrë.

Netanyahu drejt SHBA-së për një takim me Bidenin dhe një fjalim historik në Kongres
Lexo po ashtu Netanyahu drejt SHBA-së për një takim me Bidenin dhe një fjalim historik në Kongres

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se bisedimet do të vazhdojnë gjatë javës, me Egjiptin, Katarin dhe SHBA-në që po i shtyjnë Izraelin dhe Hamasin drejt një marrëveshjeje që do të ndalonte luftimet dhe do të lironte pengjet.

Ndryshe, Netanyahu do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden, i cili së fundmi njoftoi se po tërhiqet nga gara presidenciale.

Kryeministri izraelit tha se pavarësisht se kush do të bëhet president i ardhshëm i SHBA-së, “armiqtë duhet ta dinë se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë së bashku nesër dhe gjithmonë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori