LAJMI I FUNDIT:

Izraeli tërheq diplomatët nga Turqia pas deklaratave të Erdoganit

Izraeli tërheq diplomatët nga Turqia pas deklaratave të Erdoganit

Ministri i Jashtëm i Izraelit ka tërhequr diplomatët nga Turqia për shkak se marrëdhëniet midis dy vendeve janë përkeqësuar.

Eli Cohen tha gjithashtu se Izraeli do të vlerësojë marrëdhëniet e tij me Turqinë, transmeton Telegrafi.

“Duke pasur parasysh deklaratat e rënda që vijnë nga Turqia, unë kam urdhëruar kthimin e përfaqësuesve diplomatikë atje për të kryer një rivlerësim të marrëdhënieve midis Izraelit dhe Turqisë”, tha ai.


Erdogan thotë se do ta shpallë Izraelin një vend kriminal lufte
Lexo po ashtu Erdogan thotë se do ta shpallë Izraelin një vend kriminal lufte

Kjo vjen pasi Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan përsëriti pretendimet se Izraeli është një pushtues i Palestinës dhe se grupi militant Hamas nuk është terrorist.

Ai i bëri komentet në një tubim masiv pro-palestinez në Stamboll më herët sot.

Erdogan përsëri kritikon ashpër Izraelin: Të dalë nga kjo “gjendje çmendurie” dhe t’i ndalë sulmet në Gaza
Lexo po ashtu Erdogan përsëri kritikon ashpër Izraelin: Të dalë nga kjo “gjendje çmendurie” dhe t’i ndalë sulmet në Gaza

Erdogan, i quajti sulmet e Izraelit në Gaza një “masakër” dhe tha se aleatët perëndimorë të vendit ishin “fajtori kryesor” pas atyre që ai i quajti krime lufte nga Izraeli.

“Izrael, ne do të shpallim një vend kriminal lufte para botës. Ne po përgatitemi për këtë dhe do ta prezantojmë Izraelin në botë si vend kriminel lufte”, deklaroi ai.

Në trend Botë

Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Botë
Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Amerika
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori