Izraeli "rrafshon" dy objekte të larta në Gaza - shpërthim i fuqishëm dëgjohet nga raketat dhe tym i zi i dendur mbërtheu zonën

Janë publikuar në internet pamje të sulmeve ajrore që kreu Izraeli mbi qytetin e Gazës.
Sipas këtyre pamjeve, dy objekte të larta u shkatërruan nga sulmet ajrore, dhe këto dy ndërtesa thuhet se u përdorën nga anëtarë të lartë të Hamasit për operacione terroriste.
Njëra prej këtyre ndërtesave u nda më dysh nga sulmi i fuqishëm derisa një shpërthim i madh dëgjohet në sfond e tym i zi e i dendur mbërtheu sipërfaqen.
Ngjashëm mund të thuhet edhe për objektin tjetër të goditur nga forcat izraelite. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































