Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar mbrëmjen e së mërkurës se, Izraeli do të dërgojë ushtrinë e tij nëse Irani përpiqet të bllokojë ngushticën Bab al-Mandeb që lidh Detin e Kuq me gjirin Aden.
Javën e kaluar, Arabia Saudite njoftoi pezullimin e të gjitha ngarkesave të naftës përmes kësaj ngushtice, në rrugën kryesore detare nga Lindja e Mesme drejt Europës, pasi militantët Houthi në Jemen, të mbështetur nga Irani, sulmuan dy anija në ujërat detare.
Arabia dhe Irani luftojnë prej 3 vitesh kundër njëri-tjetrit në Jemen, një shtet që ndodhet në pjesën jugore të ngushticës Bab al-Mandeb.
Militantët Houthi, të cilët kanë kërcënuar në të kaluarën se do ta bllokojnë ngushticën në fjalë, deklaruan javën e kaluar se kanë kapacitete detare për të goditur portet saudite apo objektiva të tjera në Detin e Kuq.
Irani vet nuk ka kërcënuar me bllokim të Ban al-Mandebit, por ka deklaruar se mund të bllokojë ngushticën e Hormuzit, në grykën e gjirit, nëse atij i pengohen eksportet e naftës.
“Nëse Irani do të përpiqet të bllokojë ngushticën e Ban al-Mandebit, jam i bindur se do ta gjejë vetën në një konfrontim të ashpër me koalicionin ndërkombëtar, i cili do të jetë i vendosur ta parandalojë diçka të tillë. Ky koalicion do të përfshijë të gjitha degët e ushtrisë izraelite”, tha Netanyahu, gjatë një parade të oficerëve të rinj të Marinës në Haifa.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigor Lieberman tha gjatë një fjalimi në një tjetër organizim se, Izraeli “ka dëgjuar së fundi kërcënime për dëmtimin e anijeve izraelite në Detin e Kuq”. Por, ai nuk dha detaje të mëtejshme.
Anijet që drejtohen për në Izrael, shumica nga Azia, kalojnë pikërisht përmes ujërave të Eilatit, ose vazhdojnë përmes kanalit të Suezit deri në detin Mesdhe.
Ndërkohë, anijet me destinacion portin “Aqaba” të Jordanisë, apo për destinacione të tjera saudite, mund të kalojnë gjithashtu përmes ngushticës së sipërpërmendur.
Bab al-Mandeb është 29 km e gjerë, duke i bërë qindra anijet që kalojnë aty një objektiv potencialisht të lehtë.
Sipas Administratës së Informacionit mbi Energjinë në SHBA, rreth 4.8 milionë barela nafte krudo çdo ditë dhe produkte të tjera kaluan përmes saj gjatë vitit 2016.
Izraeli ka sulmuar forcat iraniane në Siri dhe ka këmbëngulur që ato të largohen tërësisht nga shteti i kapluar prej një lufte të gjatë civile.
I dërguari special i Rusisë në Siri njoftoi të mërkurën se forcat iraniane janë tërhequr në një distancë prej 85 km nga Lartësitë Golan të pushtuara prej Izraelit. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb
Dhunime në sheshin Tahrir (Video)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë