Burimi: The Guardian (titulli origjinal: Israel must act now to let aid through and save lives in Gaza. Britain has a plan to help that happen)
Përkthimi: Telegrafi.com
Të thyhet zemra kur e lexon vlerësimin e fundit të pavarur për urinë në Gazë. Situata është e mjerë – dhe parashikohet të përkeqësohet. Sipas Programit Botëror të Ushqimit (WFP), nëntë në çdo 10 palestinezë në Gazën veriore mund të hanë më pak se një vakt në ditë.
Me familjet e zhvendosura dhe kanalizimet pothuajse inekzistente, sëmundjet do të përhapen. Pothuajse 40 për qind e popullsisë së Gazës është e moshës nën 15 vjeçe. Vdekja dhe dëshpërimi ndjekin jetën e këtyre fëmijëve. Të gjithë e dimë se duhet të veprojmë. Pyetja është se si.
Disa thonë se duhet të kemi armëpushim të menjëhershëm. Nuk dua të shoh vazhdimin e këtij konflikti. Por, kjo nënkupton arritjen e armëpushimit të qëndrueshëm, armëpushimit që do të zgjasë dhe do të parandalojë brezin tjetër të fëmijëve që të jetojnë nën kërcënimin e vazhdueshëm të luftës. Kjo do të thotë se nuk ka më Hamas, sulme me raketa dhe përkushtim ndaj terrorit.
Duke pasur parasysh këtë, kam argumentuar për pauza të mëtejshme humanitare, për të nxjerrë më shumë pengje dhe për të dhënë më shumë ndihma për Gazën.
Por, çka nëse asnjëra nga këto nuk ndodh së shpejti? Si të shmangim shndërrimin e urisë në zi buke? Si mund t’i lehtësojmë vuajtjet duke mbështetur në të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje?
Kemi nevojë për më shumë ndihmë – dhe sa më shpejt. Ditët e fundit, Marina Mbretërore bëri dërgesën e saj të parë detare të ndihmave për në Egjipt, duke dërguar më shumë se 80 tonelata me batanije dhe furnizime mjekësore që shpëtojnë jetën. Ndërsa, Franca dhe Jordania kanë hedhur disa ndihma ajrore në Gazë.
Qeveria britanike dhe partnerët tanë janë të përkushtuar të jenë sa më kreativë që të jetë e mundur, në dhënien e ndihmës shpëtimtare për ata që kanë nevojë. Por, fakti është se ka kërkesa shumë të madhe për dërgesa të drejtpërdrejta nëpërmjet ajrit dhe detit – për ta arritur ndryshimin e rëndësishëm në afat të shkurtër. Gjërat janë më të thjeshta: më shumë ndihma të shpërndara nga toka, më shpejt dhe në mënyrë më efektive.
Javën e kaluar, rreth 131 kamionë hynin çdo ditë në Gazë përmes vendkalimeve Rafah dhe Kerem Shalom. Shifra shkonte drejt 200-shit në ditë. Por, edhe kjo nuk është afër asaj që duhet – numri duhet të jetë afro 500.
E njohim dhimbjen dhe zemërimin e Izraelit pas tmerreve të 7 tetorit, si dhe për pengjet që ende mbahen në kushte të tmerrshme. Mes tyre janë edhe dy shtetas britanikë. Natyrisht, Hamasi nuk tregon respekt për jetën e civilëve, për izraelitët apo për palestinezët. Situata në terren është komplekse dhe asnjë vend nuk mund ta zgjidhë këtë si i vetëm.
Megjithatë, nëse situata kthehet në katastrofë edhe më të madhe, kjo nuk i ndihmon aspak pengjet ose qëllimet e luftës të Izraelit. Dhe, besoj se ka shumëçka tjetër çfarë mund të bëjmë që ta arrijmë ndryshimin e menjëhershëm.
Siç pashë në al-Arish të Egjiptit, aktualisht shumë ndihma janë grumbulluar nga pamundësia për të hyrë në Gazë. E kam emëruar një përfaqësues për çështjet humanitare në territoret e pushtuara palestineze. Bazuar në punën e tyre intensive, kemi identifikuar pengesat dhe mënyrën e zhbllokimit të tyre.
Analizojini pikat e kalimit. Me orar të zgjatur të hapjes dhe kapacitetit të shtuar në objektin e kontrollit në Nican dhe në pikën e kontrollit Kerem Shalom, shumë më tepër ndihma mund të hyjnë në Gaza. Na ndihmoi hapja e Kerem Shalomit në dhjetor – hapja e tij për shtatë ditë në javë do të ndihmonte edhe më shumë.
Gjithashtu, do ta ndryshonte gjendjen hapja e më shumë rrugëve për futjen e ndihmës dhe për t’u ngarkuar ato në kamionë. Porti Ashdod në Izrael është shumë më afër Gazës sesa porti Said në Egjipt. Hapësirat për dërgesë masive janë tashmë aty – gati për t’u përdorur.
Korridori i ri tokësor nga Jordania në Gazë – i drejtuar nga WFP-ja, me mbështetjen britanike – ka bërë dërgimin e parë të 750 tonelatave me ndihma ushqimore. Të dy këto opsione mund të ofrojnë sasi të mëdha ndihme, veçanërisht nëse hapet kalimi në Erez në skajin verior të Gazës.
Është jetik pajtimi për lejimin më të madh të të mirave. Shpjegimet më racionale dhe transparente për atë që kufizohet nga Izraeli dhe pse, do të lejojnë qeveritë, organizatat e ndihmës dhe sektorin privat të rrisin ndjeshëm ndihmën.
Izraeli gjithashtu mund të rivendosë linjat e furnizimit me ujë, të rilidhë furnizimet me energji elektrike dhe të lejojë karburantin e mjaftueshëm për të fuqizuar infrastrukturën kritike – si furrat e bukës.
Së fundmi – dhe ndoshta më e rëndësishmja nga të gjitha – duhet të ndihmojmë Kombet e Bashkuara, stafi i guximshëm i të cilit po përpiqet të menaxhojë shpërndarjen në rrethana të mjerueshme brenda Rripit të Gazës. Nuk është mirë të merrni ndihmë nëse nuk mund të shpërndahet në mënyrë të sigurt dhe efektive. Më shumë viza dhe importe të automjeteve për ta do të nënkuptojë se stafi i tyre mund të hyjë në Gazë, duke rritur kështu besimin tonë se ndihma do të arrijë tek ata që kanë vërtetë nevojë.
Këta hapa mund të duken teknikë kur merret parasysh shkalla e tragjedisë njerëzore që po shpaloset në Gazë. Por, fokusi ynë duhet të jetë zgjidhja praktike që shpëton jetën, jo sloganet boshe që nuk e bëjnë asnjë ndryshim në terren. Zgjidhjet e tilla ekzistojnë. Tani është koha për të vepruar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit