Kryetari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Mladen Ivaniç tha të mërkurën se sanksionet, të cilat janë vendosur nga Shtetet e Bashkuara ndaj Milorad Dodikut, nuk pret që të krijojnë probleme të reja.

Ivaniç u shpreh i bindur se tensioni politik në vend gradualisht do të qetësohet.


Ndërsa anëtari boshnjak i Presidencës, Bakir Izetbegoviç vlerësoi se sanksionet kundër presidentit të Republikës serbe janë një paralajmërim i qartë edhe për Serbinë, ajo duhet të ndalojë politikën destruktive, transmeton KosovaPerss.