LAJMI I FUNDIT:

Ivanov: Zaev manipulon me opinion se nëse nuk arrihet marrëveshje rrezikojmë perspektivat e BE-së dhe NATO

Ivanov: Zaev manipulon me opinion se nëse nuk arrihet marrëveshje rrezikojmë perspektivat e BE-së dhe NATO

Zyra e kryetarit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, vlerëson se deklarata e mbrëmshme e kryeministrit Zoran Zaev, të dhënë për emisionin “Top Tema”, se injorimi i eventual i marrëveshjes me Greqinë do të rrezikojë perspektivat e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe NATO dhe rritja e rreziqeve të brendshme “është tentim i ngathët për manipulim me opinionin dhe duke cituar e qytetarët e Maqedonisë pas një referendumi eventual, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me ftesën e kryeministrit Zaev për mbështetje të një marrëveshje të mundshme nga ana e të gjithë aktorët politik, kryetari Ivanov edhe njëherë tregoi se duhet konsensus i gjerë kombëtar për gjetjen e zgjidhjes e cila nuk do t’i dëmtojë dinjitetin e popullit dhe qytetarëve të Maqedonisë.

Kryetari Ivanov mendon se nuk është serioze dhe nuk përgjigjet në pyetjen për emrin, e cila është me rëndësi të veçantë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe se janë imponuar kërkesa teknike, për të zgjidhur nëpërmjet telefonit dhe në rrugën e marrëveshjes personale në mes dy kryeministrave të dyja shteteve, thuhet në komunikatën nga zyra e shefit të shtetit. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Kalo në kategori