Kosova shumë shpejt do të përballet në Gjykatën e Arbitrazhit pasi është paditur nga institucioni mikrofinanciar IuteCredit.
Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, gjatë një takimi që ka pasur me guvernatorin e Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti, i cili ka shprehur shqetësimin e tij rreth dërgimit të lëndës në arbitrazh nga IuteCredit kundër shtetit të Kosovës, ku në fund të vitit të kaluar kishte marrë vendim për ndalimin e aktivitetit të këtij institucioni.
Selimi ka thënë se Ministria që ai udhëheq do t’i ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm ligjor për këtë çështje.
“Bashkë me Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit, Sami Istrefi pritëm në takim guvernatorin Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, i cili shprehi shqetësimin e tij, rreth dërgimit të lëndës në arbitrazh nga IuteCredit për shtetin e Kosovës. Për këtë çështje, guvernatorin Mehmeti e sigurova që Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Drejtësisë do t’i ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm ligjor për këtë çështje”, ka shkruar Selimi në Facebook, përcjell Telegrafi.
Ai më tej shton se Avokati i Shtetit kërkon që sa më shpejt të merret vendimi për procedurat në mënyrë që afatet ligjore të Arbitrazhit të mos e ndëshkojnë Kosovën.
“Askush nuk mund të përfitojë duke dëmtuar qytetarët, por as duke shkelur ligjin që është në fuqi”, ka shtuar ministri.
Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, Banka Qendrore e Kosovës kishte marrë vendim që t’ua marrë licencën institucioneve mikrofinanciare IuteCredit dhe Monego, me arsyetimin se përveç kredive me norma astronomike të interesit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker