Kylian Mbappe ka folur për kohën e tij te Paris Saint-Germain dhe ish-shokët e tij të ekipit pas triumfit të klubit në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar. 

Pasi u largua nga PSG për në Real Madrid në verën e vitit 2024, Mbappe e shikoi nga larg ekipin me të cilin kaloi shtatë sezone duke arritur lavdinë evropiane. 


“Isha i lumtur sepse kam mjaft miq në ekip. Është një klub që do të thoshte shumë për mua”.  

“Është klubi ku kam qëndruar më gjatë deri më tani në karrierën time. Është i veçantë për parisienët, për tifozët”. 

“Ishte hapi tjetër logjik. Ne ishim afër në vitet e mëparshme dhe ata ia dolën mbanë. Paris Saint-Germain po lëviz në një sferë tjetër”, deklaroi Mbappe. /Telegrafi/  

telegrafi sport app