LAJMI I FUNDIT:

ITSHKSH boton tri vepra me rastin e 108 vjetorit të alfabetit

ITSHKSH boton tri vepra me rastin e 108 vjetorit të alfabetit

Në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, me rastin e nëntë vjetorit të Institutit, 108 vjetorit të Kongresit të Manastirit dhe 200 vjetorit të protestanizmit tek shqiptarët, ITSHKSH në bashkëpunim me Institutin e studimeve protestante dhe shqiptare, botoi tre vepra të rëndësishme:”Gjerasimi: predikues, iluminist, rilindës”, të autorit Xhon Kuandrud, “Pengu i kaçakëve” të autorit Gjerasim Qiriazi dhe “Jeta ime të autores”, Sevasti Qiriazi – Dako, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fjalën e tij drejtori i ITSHKSH-së, Skender Hasani në fjalën e tij u shpreh se promovimi i këtyre veprave nuk është promovim i zakonshëm librash.

“Nuk është promovim i zakonshëm por është një histori e arsimit shqiptar dhe i Rilindjes Kombëtare, duke filluar me hapjen e Shkollës së vashave, para 125 viteve dhe Kongresin e Manastirit, e sidomos në periudhat më të rëndësishme për popullin shqiptar dhe zbardhjen e të vërtetës mbi gjenocidin ndaj shqiptarëve nga fqinjët, serbët dhe grekët dhe sidomos në Konferencën e Versajës, në të cilën Sevasti Qiriazi ishte promotore e ndërlidhjes së çështjes shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Hasani.


Para të pranishmëve u drejtua edhe drejtori i Institutit të Studimeve Shqiptare dhe Protestante në Tiranë, David Hosoflok dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka. Veprat e botuara iu dhuruan bibliotekave të institucioneve arsimore e institucioneve tjera në Maqedoni si dhe shkollave të mesme në Maqedoni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori