Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando. Fillimisht, ministri Reka i shprehu ngushëllime Ambasadorit Orlando për viktimat e fundit nga Coronavirusi në Itali dhe i shprehi përkrahje morale për këto ditë të vështira nëpër të cilat është duke kaluar Italia nga kjo sëmundje.
“Më tej, në takim u bisedua për procesin integrues të Kosovës në BE.
Siç rekomandoi ministri Reka është e pakuptueshme që edhe më tutje qytetarët e Kosovës të mbahen të të mbyllur si në një ishull të Shengenit, pa pasur mundësinë për të qarkulluar lirshëm dhe pa regjim të vizave në Evropë.
Gjithashtu, Reka kërkoi që të jetë zëri i Kosovës edhe tek pesë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën sepse siç tha, është e pakuptueshme që një organizatë multilaterale siç është BE-ja të ndërmerr vendime unilaterale. Kjo çështje është ngritur sidomos për arsyen se e dëmton jo vetëm procesin integrues por edhe në përgjithësi procesin e njohjeve të tjera ndërkombëtare të Kosovës. Ministri Reka kërkoi përkrahjen dhe mbështetjen e Italisë edhe në procesin e përgjithshëm integrues, përfshirë këtu edhe çështjen e përgatitjes për aplikim të Kosovës për statusin e shtetit kandidat për anëtarësim në Bashkimi Evropian”, thuhet në njoftimin për media.
Ambasadori Orlando njoftoi ministrin për masat e gjera të marra të tashmë në Itali për të penguar përhapjen e Coronavirusit, duke përfshirë kontrollin dhe identifikimin e plotë të disa zonave potencialisht të prekura dhe të individëve, pezullimin e tubimeve publike dhe forcimin e monitorimit mjekësor të kufirit në pikat e kalimit.
Ambasadori Orlando konfirmoi mbështetjen e Italisë për aspiratën e integrimit evropian të Kosovës. Ai rikonfirmoi rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e saj dhe partneritetin e Italisë për përparimin e mëtutjeshëm të Kosovës në Agjendën Evropiane të Reformës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova