LAJMI I FUNDIT:

Italia urdhëron sekuestrimin e jahtit miliona dollarësh që besohet se i përket Putinit

Italia urdhëron sekuestrimin e jahtit miliona dollarësh që besohet se i përket Putinit

Italia ka urdhëruar sekuestrimin e një jahti 700 milionë dollarësh të lidhur me presidentin rus Vladimir Putin.

Jahti “Sheherazade” iu është nënshtruar riparimeve në një port në Toskanë që nga shtatori i vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Ministria e financave e Italisë tha se pronari i jahtit kishte lidhje me “elementë të shquar të qeverisë ruse”.


Jahti është sekuestruar nën sanksionet e BE-së të vendosura për pushtimin e Ukrainës nga Rusia, ku janë konfiskuar anije të tjera.

Pronari i saktë i Sheherazade-s nuk është përcaktuar, por zyrtarët amerikanë i thanë New York Times se mund t’i përkiste presidentit rus.

Mbështetësit e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny e kanë lidhur gjithashtu anijen 140 metra me presidentin Putin.

Raporte të tjera sugjerojnë se jahti, që ka dy platforma uljeje helikopterësh dhe një pishinë brenda, është në pronësi të Eduard Khudainatov, ish-shefit të gjigantit rus të energjisë Rosneft, që aktualisht nuk është një objektiv i sanksioneve të BE-së.

Shumë super-jahte janë të lidhura me miliarderë rusë, por pronësia mbulohet – ato shpesh regjistrohen përmes një sërë kompanish në det të hapur.

Disa prej tyre tashmë janë sekuestruar nga vendet perëndimore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rrëzohet aeroplani luftarak francez në Indi, pilotët katapultuan në momentin e fundit

Rrëzohet aeroplani luftarak francez në Indi, pilotët katapultuan në momentin e fundit

Azia
Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Azia
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia
Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Greqia
I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore

I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore

Evropa
Piloti britanik tregon uljen me aeroplan në disa nga pistat më të rrezikshme në botë - përfshirë një me pjerrësi prej 30%

Piloti britanik tregon uljen me aeroplan në disa nga pistat më të rrezikshme në botë - përfshirë një me pjerrësi prej 30%

Botë
Kalo në kategori