LAJMI I FUNDIT:

Italia luan baras ndaj Turqisë në miqësoren e parë para Euro 2024

Italia luan baras ndaj Turqisë në miqësoren e parë para Euro 2024

Italia ka luajtur baras me rezultat 0-0 në miqësoren ndaj Turqisë e cila u zhvillua në qytetin e Bolognës.

Shenjat e para në këtë takim i dha Turqia që ishte pranë golit në minutën e 24-të me anë të Kaan Ayhan, por gjuajtja e tij me kokë përfundoi mbi portë.

Italia rastin më të mirë për gol e pati krejt në fund të pjesës së parë, kur goditja me kokë e Bryan Cristantes (48′) shkoi pranë shtyllës së djathtë.


Në pjesën e dytë Turqia rrezikoi sërish e para, kësaj radhe me anë të Merih Demiral (63′) të cilit ia mohoi goli një pritje e bukur nga Guglielmo Vicario.

Parashikim nga superkompjuteri Opta: Kush do të shpallet kampion i Euro 2024?
Lexo po ashtu Parashikim nga superkompjuteri Opta: Kush do të shpallet kampion i Euro 2024?

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndonjë rast për gol dhe ndeshja u mbyll pa fitues.

Ky ishte “testi” i parë i Turqisë para fillimit të Euro 2024, teksa do të luajë edhe një tjetër ndeshje miqësore me Bosnje dhe Hercegovinën para se të udhëtojë në Gjermani.

Kujtojmë që Shqipëria do të përballet me Italinë në ndeshjen hapëse të tyre në grupin B, ndeshje kjo që do të luhet më datë 15 qershor me fillim nga ora 21:00./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori