Mediat italiane kanë shpalosur së fundmi një plan për një tubacion që do të çojë ujë nga Shqipëria në një rajon të Italisë së jugut që vuan nga mungesa e ujit.
Corriere Della Sera publikoi informacion mbi projektin, i cili parashikon transportimin e ujit nga Gjirokastra në Pulia përmes 85 kilometra tubacione nënujore dhe 120 kilometra tubacione tokësore. Projekti vlerësohet të kushtojë rreth 1 miliard euro.
“Të bashkuar buzë detit Adriatik, përballë kemi Shqipërisë, një vend shumë të pasur me ujë. Ne kemi marrëdhënie të jashtëzakonshme afërsie me Shqipërinë. Ne kemi një mundësi të madhe për të trajtuar krizën e ujit në mënyrë parandaluese. Ne mund t’i japim jetë një projekti të madh dhe ambicioz: të ndërtojmë një infrastrukturë mbresëlënëse ujore në detin Adriatik midis Pulias dhe Shqipërisë”, tha Sergio Fontana, presidenti i Confindustria Puglia, që përfaqëson kompanitë italiane në Shqipëri.
Nëse realizohet, projekti do të merrte katër vjet për t’u ndërtuar, duke transportuar 150 milionë metra kub ujë në Pulia në një thellësi maksimale nënujore prej 850 metrash.
Mediat italiane raportojnë se presidenti i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano i ka shkruar së fundmi kryeministrit Edi Rama për të shprehur interesin për zbatimin e një projekti të tillë.
Sipas Corriere Della Sera, Italia do të përfitonte nga ky projekt pas krizës së thatësirës që ka prekur rajonin vitet e fundit. Megjithatë, edhe Shqipëria do të përfitonte nga vendet e punës që do të krijohen, të cilat mendohet të jenë rreth 8,000.
Ndërkohë, në Tiranë, zona të mëdha të qytetit nuk e shijojnë ujin e rrjedhshëm gjatë gjithë kohës. Nëse banorët nuk instalojnë depozita individuale uji, zakonisht në çati, uji është i disponueshëm vetëm disa orë në ditë.
Qeveria shqiptare ende nuk ka komentuar mbi marrëveshjen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze