Ismet Munishi do të jetë trajner i ri i Gjilanit.

Bylbyl Sokoli është larguar nga drejtimi i skuadrës pas rezultateve skandaloze që pas marrjes së drejtimit të klubit.


E vendin e tij duket se do ta zë trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi.

Ka qenë presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka që ka publikuar një fotografi nga takimi me Munishin.

“Ismet Munishi do ta drejtojë Gjilanin”, ka shkruar presidenti Zuka.

160191753 3971516239608170 6128535985101270992 n 1

Munishi ka qenë këtë sezon trajner i Ballkanit, por që u shkarkua nga pozita në fund të stinorit vjeshtor.

Ish-trajneri i shumë skuadrave kosovare do të synojë që ta shpëtojë Gjilanin nga rënia dhe ta ndërtoj një skuadër të fortë për edicionin e ri. /Telegrafi/

telegrafi sport app