Afër selisë qendrore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prishtinë, sot ka ndodhur një incident i armatosur ku janë përfshirë tre persona, në mesin e të cilëve edhe kryetari i degës së AAK-së në Podujevë, Ismet Abdullahu.
Mësohet se Ismet Abdullahu dhe personat që e shoqëronin u përleshen me Liridon Gecin, banor i lagjes Ulpiana, aty edhe ku ndodhi incidenti.
Zyrtarisht Policia e Kosovës ka konfirmuar për Indeksonline se në Ulpianë, afër selisë së AAK-së ka ndodhur përleshje dhe se tre persona janë shoqëruar në polici.
Burime të portalit kanë rrëfyer për ngjarjen që ka ndodhur sot. Sipas tyre, deri te incidenti ka ardhur për parking, derisa Liridon Geci është sulmuar nga Ismet Abdullahu dhe shoqëruesit e tij.
Po ashtu, këto burime thonë se Liridon Geci ka qenë duke pritur për t’u liruar një parking për ta parkuar veturën e tij, derisa Abdullahu dhe shoqëruesit e tij kanë kërkuar lirimin e parkingut që i takon lagjes dhe këtu ka nisur konflikti.
“Rasti ka ndodh në mes të Ismet Abdullahut që shoqërohej nga disa persona tjerë dhe Liridon Gecit, banor i lagjes Ulpiana. Deri te incidenti ka ardhur për një parking dhe Geci është sulmuar me armë prej tyre, ku njëri prej sulmuesve është në mbajtje në polici. Më pas kanë ardhur policia, derisa është tentuar sërish sulmi ndaj Liridon Gecit edhe në praninë e policisë. Personat në fjalë i kanë rezistuar edhe policisë gjatë arrestimit”, kanë thënë burime që ishin në vendin e ngjarjes.
Informacionet e fundit nga policia flasin për caktimin e masës prej 48 orësh prej njërit nga shoqëruesit të Ismet Abdullahut.
Edhe pse ngjarja ka ndodhur sot shumë herët, AAK-ja nuk ka dhënë ndonjë sqarim e asnjë deklaratë. /Indeksonline/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
Drilon Iseni me profesion të ri: Jam në betejë të imazhit, avokatët kanë angazhim dinamik
ATIK u dorëzon partive politike propozimin për zhvillimin e sektorit të TIK-ut në Kosovë
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Walker kthehet sërish në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri