Kreu i inteligjencës ushtarake të Irakut paralajmëroi se drejtuesit e grupit militant të Shtetit Islamik (ISIS) kanë planifikuar thyerje masive të burgjeve në Irak dhe Siri, me një mision të quajtur “prishjen e gardheve”.
“Ne kemi kuptuar se qëllimi i vërtetë i ISIS është të fillojë një mision që ata po e quajnë ‘të rrëzoni gardhet’, brenda Irakut dhe Sirisë, të lirojnë terroristët”, tha al-Allaq. “Duhet të ketë një përpjekje të madhe ndërkombëtare për t’u marrë me këtë, sepse këta kriminelë mund të shpëtojnë nga kampe dhe të kthehen përsëri në vendet e tyre”.
Ai gjithashtu pohoi se luftëtarët e ISIS-it paraqesin “një rrezik të madh për vendet në Evropë, Azi dhe Afrikën e Veriut”, shkruan Newsweek.
Megjithëse ISIS u themelua në vitin 1999, ai arriti kulmin e tij në 2015 pasi pushtoi pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut dhe duke deklaruar se kishte formuar një “Kalifat Islamik”.
Organizata ekstremiste u vu re për brutalitetin e saj, që i transmetoi në internet me video duke iu prerë kokat kundërshtarëve të tyre, dhe njerëz duke hedhur nga çatitë e ndërtesave dhe robërit duke i djegur të gjallë.
SHBA mbështeti ushtrinë irakiane dhe Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët në luftën kundër grupit ekstremist.
Por Presidenti Donald Trump mori kritika të konsiderueshme, si nga republikanët, po ashtu edhe nga demokratët, kur papritmas vendosi të tërhiqte trupat amerikane nga Siria muajin e kaluar.
Kritikët argumentuan se SHBA do të shihej se po braktiste aleatët e saj kurdë dhe se kjo do të çonte në një ringjallje të ISIS-it.
Në kaosin që rezultoi nga tërheqja e SHBA-së, e cila gjithashtu i lejoi Turqisë të pushtonte veriun e Sirisë, disa luftëtarë të ISIS-it dhe qindra bashkëpunëtorë të ISIS-it ishin në gjendje të shpëtonin nga burgosja.
Drejtuesit ushtarakë amerikanë e bindën presidentin Trump që të linte 800 deri në 1000 trupa në Siri, duke i thënë presidentit se ato ishin të nevojshme për të ruajtur naftën atje.
Trump ka insistuar në mënyrë të përsëritur që ISIS është i mposhtur.
Gjithshtu, senatori republikan Lindsey Graham, i cili zakonisht është një mbështetës kryesor i Trump, ka qenë një nga kritikët më të ashpër të presidentit për politikën e tij ndaj ISIS-it.
“ISIS nuk është i mposhtur. Kjo është gënjeshtra më e madhe që është thënë nga kjo administratë”, tha Graham për Fox News muajin e kaluar pasi Trump njoftoi tërheqjen e tij nga Siria. Senatori e karakterizoi tërheqjen si “një fitore e madhe për ISIS”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës