LAJMI I FUNDIT:

ISIS kryen sulme kamikaze në Kabul, vriten 25 persona në mesin e tyre edhe gazetarë (Foto/Video, +18)

ISIS kryen sulme kamikaze në Kabul, vriten 25 persona në mesin e tyre edhe gazetarë (Foto/Video, +18)

Të paktën 25 persona janë vrarë dhe dhjetëra tjera janë plagosur në dy sulme me bomba të militantëve të ISIS-it në Afganistan, ku gazetarët kishin vrapuar për ta mbuluar ngjarjen nga shpërthimi i parë, kur befasisht u goditën nga shpërthimi i dytë.

Fotografi i agjencisë së lajmeve AFP dhe pesë gazetarë lokalë janë në mesin e të vrarëve, pasi një militant i ISIS-it i maskuar si gazetar kishte kryer sulmin kamikaz në Kabul, transmeton Telegrafi.

Gazetarët po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të parë kur befasisht u goditën nga shpërthimi i dytë kamikaz. Këto dy shpërthime kanë ndodhur në pjesën Shash Darak të qytetit, që njëherit është shtabi i ushtarëve të NATO-s dhe një numër ambasadash.


Lidhur me këto sulme organizata terroriste ISIS ka marrë përgjegjësinë, që la të vrarë 25 persona dhe 45 tjerë të plagosur. Pamjet nga vendi i ngjarjes shfaqin një grup gazetarësh të mbledhur, ku pas shpërthimit të dytë shihen shumë trupa të pajetë në rrugë.

Agjencia franceze e lajmeve AFP raporton se fotografi i tyre në Kabul, Shah Marai, është në mesin e të vrarëve.

AFP njofton se Marai ka humbur jetën në shpërthimin e dytë që kishte ndodhur, gjë që i kishte zënë në befasi të gjithë që ishin mbledhur për ta mbuluar ngjarjen e shpërthimit të parë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Evropa
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Kalo në kategori