“Ishte vërtet e vështirë siç prisja të ishte”, deklarata e Jake Paul pas triumfit ndaj Mike Tyson

Jake Paul ka thurë elozhe për legjendën e boksit, Mike Tyson, edhe pse e mposhti në meçin e zhvilluar mëngjesin e sotëm (e shtunë) në Teksas.
Rikthimi i diskutueshëm i 58-vjeçarit Tyson në boks përfundoi me një humbje, me 27-vjeçarin Paul që shkoi drejt fitores me vendim unanim kundër legjendës së peshave të rënda.
Tyson mezi godiste grushte gjatë ndeshjes me tetë raunde në stadiumin AT&T në Arlington të Teksasit, me Paulin që fitoi me rezultate të mëdha nga tre gjyqtarët – 80-72, 79-73 dhe 79-73.
Pas fitores, Paul ka qenë i mbushur me elozhe për Tyson, duke e cilësuar si nder meçin ndaj “boksierit më të madhe të të gjitha kohërave”.
“Para së gjithash, Mike Tyson, është një nder i madh. Le ta lëmë atë për Mike”, ka thënë Paul pasi përqafoi Tyson pas fitores së tij.
Jake Paul praises Mike Tyson: “He’s the GOAT” #PaulTyson pic.twitter.com/AhEBA5Ojoj
— Netflix (@netflix) November 16, 2024
“Ai është më i madhi që ka boksuar ndonjëherë. Ai është më i madhi i të gjitha kohërave, ai është një legjendë. Unë jam i frymëzuar prej tij dhe ne nuk do të ishim këtu sot pa të”.
“Ky njeri është një ikonë dhe është thjesht një nder të jem në gjendje të luftosh ndaj tij. Ai është padyshim njeriu më i ashpër dhe më i keq në planet; ishte vërtet e vështirë siç prisja të ishte”, përfundoi 27-vjeçari. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Arteta pas humbjes shokuese të Arsenalit: Titulli tani nuk është në dorën tonë

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë