Avokatja e suksesshme nga Nju Jorku, jeta e të cilës është gati si version real i filmit “27 Dreses” shpjegoi se edhe pasi ishte 23 herë shoqëruese e nuseve, nuk është e interesuar të martohet.

Në komedinë romantike, Ketherine Heigl personifikon një të re që ishte 27 herë shoqëruese e nuses - katër herë më shumë se Claudette Dalacerna, e përcolli 23 nuse drejt altarit, transmeton Telegrafi.


Pasi u bë dëshmitare e dhjetëra çiftesh që thoshin ‘e dua’, 44-vjeçarja që u zhvendos përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara më 2013, nga vendlindja saj në Filipine, insiston se nuk “nuk e brengos martesa”. “Kam jetë shumë të zënë dhe jam e lumtur që është kështu”.

Ishte foto 2

Ishte foto 3

“Sigurisht, kur sheh shoqet që marton, ndjen diçka. Për një kohë, pasi kam qenë në shumë ceremoni martesore, mendoja se a e dua edhe unë këtë. Por, tani nuk jam aspak e brengosur për martesë”, ka thënë Heighl.

Gjatë vitit 1984, kur ishte vetëm dhjetëvjeçare, ajo u bë shoqëruesja e tezes së saj Inday. Pas tri vitesh, kreu dy herë të njëjtin rol për dy kushërira.

Ishte foto 4

Ishte foto 5

“Hera tjetër ishte më 1990, për hallën time Doris. Ishte një nga dasmat më të mira ndonjëherë, sepse atë e kam si motër”, ka shtuar Heighl. Më 1991, ajo u bë shoqërueses e gruas së axhës, teksa një vit më vonë, shoqëroi drejt altarit nusen e një kushëriri.

Ishte foto 6

Ishte viti 1997, kur ajo u bë shoqëruese e gruas së babait, të ish-partnerit të saj, të cilin nuk dëshiron ta emërojë apo të flasë më gjatë për të. “Ishte një dasmë në kishë, me shumë dekorime. Ceremoni paksa e çuditshme, sepse dhëndurët ishin në moshë, të dy me fëmijë” ka thënë ajo shkurt.

Ishte foto 7

Në fund të 90-ave, kur shoqet e saj kishin moshën për tu martuar, asaj iu besua kjo detyrë për të cilën konsiderohej profesioniste. “Njëherë duhesha të hipja në barkë, derisa kisha fustanin e nuses sipër. Peshonte rreth 30 kilogramë dhe rrezikoja të bija” ka thënë ajo për njërën prej përvojave.

Ishte foto 8

Ishte foto 9

“Asnjëherë nuk kam paguar për veshjet, sepse këtë e bëjnë çifti që martohen. Por, kam marrë dhurata të çmuara si zinxhir ari dhe varëse”, ka thënë ajo.

“Të gjithë që i njoh janë martuar. Nganjëherë këtë e dua edhe për vete, por jam shumë e zënë dhe gjithçka e kam bërë vetëm, pa partner. Nuk di nëse do të më ndihmonte, apo jo”, ka përfunduar Heighl.

Ishte foto 10

Ishte foto 11

Deri në muajin gusht, kur e ka angazhimin e radhës në një ceremoni martesore, mbase edhe mund ta varë fustanin e shoqërues dhe të vesh atë të bardhë me vello, për t’i dhënë fund beqarisë. /Telegrafi/