“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, një nga më sfidueset që kemi pasur"- Kane e vlerëson Shqipërinë

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, e ka cilësuar përballjen me Shqipërinë si një nga më të vështirat në këtë fazë të kualifikimeve për Botërorin 2026.
Sulmuesi shënoi të dy golat që i siguruan Anglisë fitoren 2:0 në “Air Albania” në Tiranë.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, një nga më sfidueset që kemi pasur në grup. U desh durim dhe presing i vazhdueshëm, gjë që e realizuam dhe përfundoi me fitore 2-0 dhe portë të paprekur".

"Në pjesën e parë patëm disa tentativa nga jashtë zone, pastaj me hyrjen e Sakas e dinim sa efektiv është ai. Një goditje standarde na dha pak fat, dhe unë isha aty për ta devijuar dhe shënuar golin”, deklaroi Kane.
Sulmuesi i Bayern Munich theksoi rëndësinë e gjithë skuadrës në suksese, duke iu dhënë rëndësi të gjithëve.
“Në çdo turne të gjatë të nevojitet e gjithë skuadra, jo vetëm 11 titullarët. Lojtarët që hyjnë nga stoli mund të bëjnë diferencën – dhe kjo është futbolli i vërtetë”, shtoi ai.
Anglia e mbylli Grupin me tetë fitore, 24 pikë dhe pa pranuar asnjë gol. /Telegrafi/


















































