Një person nga Indianpolis në SHBA, ka ndërruar jetë pasi u qëllua me armë zjarri nga policia gjatë një transmetimi drejtpërdrejt në Facebook.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burri ishte nën vëzhgimin e policisë pasi voziti veturën me shpejtësi dhe në mënyrë të pamatur.


Pasi policia ndoqi automjetin, burri doli nga makina dhe vrapoi në këmbë, ndërsa oficerët bërtitën drejt tij, ku edhe e qëlluan.

Burri i cili u identifikua nga Indianapolis si Sean Reed, duket se po filmonte momentin e tij të fundit në Facebook gjatë një transmetimi drejtpërdrejt./Telegrafi/