Vetëm pak ditë më parë, Fjolla Morina u pa në një autosallon bashkë me një shoqe të saj ku sipas gjitha gjasave, kishte vendosur të ndërronte Mercedesin të cilin e ka tash e disa muaj me një tjetër veturë.
Një xhip i tipit Range Rover ishte preferenca e këngëtares pasiqë siç ishte shprehur që prej fillimit, me Mercedesin e saj nuk ishte ndjerë shumë rehat që prej fillimit.

‘Mirë, por pak i madh’ – pati deklaruar në Prive këngëtarja për veturën me të cilën u aksidentua mbrëmë rëndë.


Fatkeqësisht, nuk ishte e shkruar që Fjolla të ndërronte veturën pa një aksident dhe e keqja ndodhi mbrëmë.

Këngëtarja është dërguar me urgjencë drejt Shkupit dhe momentalisht, nuk dihen detaje të tjera për gjendjen e saj. /Telegraif/