LAJMI I FUNDIT:

“Ishte kënaqësi ta shikoni Chelsean të luftonte” – Tuchel i lumtur me atë çfarë pa te lojtarët e tij

“Ishte kënaqësi ta shikoni Chelsean të luftonte” – Tuchel i lumtur me atë çfarë pa te lojtarët e tij

Chelsea arriti që të kalonte në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti Porton me rezultat të përgjithshëm 2-1.

The Blues falë golave nga takimi i parë arritën të kalonin tutje, derisa skuadra portugeze nuk u dorëzua deri në fund, mirëpo nuk ia doli.

Tuchel e quajti golin e vetëm të Portos si me fat, gjersa ishte i lumtur nga shpirti luftarak i Chelseat.


“Ishte një kënaqësi t’i shikoja ata (lojtarët e Chelseat) duke luftuar dhe të isha në anën me ta për t’i parë”, ka thënë Tuchel për BT Sport .

“Ne pranuam se duhej ishte një luftë e ashpër. Ndoshta në televizion nuk ishte aq e këndshme për t’u parë, por, anash, ishte një lojë shumë intensive, një lojë shumë e shpejtë”.

“[Porto] sulmon në një mënyrë të rrjedhshme dhe agresive. Ata ndryshojnë pozicione gjatë gjithë kohës. Ata vijnë nga prapa, mbivendosen dhe ju duhet të përshtateni me shumë lëvizje. Me çdo minutë ne e bëmë më mirë dhe më mirë pas një fillimi të vështirë”.

“Ne u mbrojtëm mirë dhe meritonim një rezultat të pastër. Ne patëm shanse më të mira – jo shumë – por gjysmëraste të mira. Ne nuk mund ta përfundonim atë me një gol kështu që na duhej të rrinim aty dhe djemtë e bënë atë. Në përgjithësi ne e meritonim të mposhtim Porton. Ishin 180 minuta të vështira”, ka shtuar më tej gjermani.

Duke zgjeruar filozofinë e tij taktike, Tuchel vuri në dukje se si ai dëshironte që Blutë të mos lejonin asnjëherë Porton të ndihej rehat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjashtë lojtarë të Liverpoolit rrezikojnë të humbasin medaljen nëse shpallen fitues të Ligës Premier

Gjashtë lojtarë të Liverpoolit rrezikojnë të humbasin medaljen nëse shpallen fitues të Ligës Premier

Premier League
Real Madridi dënohet me gjobë nga UEFA

Real Madridi dënohet me gjobë nga UEFA

Liga e Kampionëve
Ronaldo mëson çmimin e Valencias - publikohen detajet

Ronaldo mëson çmimin e Valencias - publikohen detajet

La Liga
Rivaldo tregon se ku qëndron problemi kryesor i Hansi Flickut tek Barcelona

Rivaldo tregon se ku qëndron problemi kryesor i Hansi Flickut tek Barcelona

La Liga
Mourinho ngre padi ndaj Galatasarayt – kërkon dëmshpërblim prej mijëra eurosh

Mourinho ngre padi ndaj Galatasarayt – kërkon dëmshpërblim prej mijëra eurosh

Ligat tjera
Konfirmohet një mungesë e madhe e Real Madridit për duelin ndaj Betisit

Konfirmohet një mungesë e madhe e Real Madridit për duelin ndaj Betisit

La Liga
Kalo në kategori