LAJMI I FUNDIT:

Ishte hero në Botëror – por Aston Villa dëshiron që Martinez të largohet sa më shpejt të jetë e mundur

Ishte hero në Botëror – por Aston Villa dëshiron që Martinez të largohet sa më shpejt të jetë e mundur

Unai Emery nuk e do Emiliano Martinez në Aston Villa. Është një realitet që u raportuar pak javë më parë nga Fichajes.

Raporti mes të dyve ka eskaluar dhe ish-trajneri i Villarrealit po tërheq të gjitha fijet e mundshme që largimi i portierit nga Argjentina të mos mbetet tentativë.

Martinez është një portier i mrekullueshëm. Aq më tepër nëse vlerësojmë aftësinë e tij për të pritur penallti, gjë që është parë në përmasa të mëdha në Botërorin që përfundoi javën e kaluar.


Në fakt, portieri i Aston Villas ka qenë një nga figurat më të mëdha të Botërorit të fundit në Katar që kur shfaqi cilësitë e tij në pritjen e penalltive, sidomos në finale për ta kurorëzuar Argjentinën kampion.

Megjithatë, portieri argjentinas ka një temperament të veçantë dhe një personalitet të vështirë për t’u menaxhuar. Kjo është demonstruar në shumë raste dhe, pas fitimit të Kupës së Botës, është parë edhe më e ekzagjeruar. Me tallje të shumta me lojtarët francezë, Emiliano është shfaqur si një person i pasjellshëm. Për këtë arsye, Unai Emery dëshiron që ai të largohet sa më shpejt nga “Villa Park”.

Siç raportohet në Fichajes, portieri i Sevillas, Yassine Bounou (Bono) shihet si numri një në portën e Villas. Çmimi i tij do të ishte rreth 40 milionë euro, një shumë e përballueshme për një klub të Ligës Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori