LAJMI I FUNDIT:

Ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon heqjen e sekuestros për vilën në Palasë

Ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon heqjen e sekuestros për vilën në Palasë

Avokatët e ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, Ardian Vishaj, Henrik Ligori dhe të ish-bashkëshortes së tij, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për sa i përket sekuestrimit të vilës në Palasë.

Bashkë me avokatët e Ahmetajt, kërkesës i është bashkangjitur edhe avokati i shtetases zvicerane në emër të së cilës ndodhet prona në Palasë.

Bëhet fjalë për urdhrin numër 62 të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe vendimit numër 137 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.


Avokatët e quajnë te padrejtë që të sekuestrohet një pronë që nuk është në pronësi të Ahmetajt dhe as ish-bashkëshortes së tij, që pretendon që e ka pasur thjesht në përdorim.

Më herët, Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e heqjes së sekuestros së vilës në Hamallaj që është në emër të bashkëjetueses së Ahmetajt, Erjola Hoxhaj.

Të enjten e kaluar, Ahmetaj u pyet për 6 orë nga prokurorja Enkleda Millonaj dhe agjentë të BKH në lidhje me hetimet e nisura.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Kalo në kategori