Ish-ylli i Manchester Unitedit, Philip Mulryne ka zbuluar se pse ai la shkëlqimin dhe magjepsjen e Ligës Premier për t’u bërë prift, edhe përkundër jetës luksoze me vetura, para dhe femra.
Philip Mulryne luajti së bashku me shokët e tij, David Beckham, Paul Scholes dhe Roy Keane në United, por më pas vendosi të bëhej prift katolik romak.
Mulryne, 39 vjeç, i cili zhvilloi 27 paraqitje me Irlandën e Veriut, ishte pjesë e skuadrës së Unitedit që fituan Kupës e të rinjve në vitin 1995 me Phil Neville, por bëri vetëm pesë paraqitje në pesë vjet në Old Trafford para se të transferohej në Norwich në vitin 1999.

Pavarësisht fitimit të 10 mijë funteve në javë te Norwich dhe takimeve të tij me modelen e njohur Nicole Chapman, ish-mesfushori ishte i pakënaqur me jetën joshëse të një futbollisti të Ligës Premier.
Mulryne tani ka pranuar se ai nuk e kishte përmbushur atë që dëshironte nga stili i jetesës së futbollistit dhe u detyrua ta lë atë për t’u bërë prift.
“Nuk më pëlqejnë zbukurimet e të qenit futbollist – paratë, klubet e natës dhe vëmendja e femrave. Përderisa kjo ishte mirë për një kohë, kur mbusha mbi të 20-tat, fillova të ndihem vërtet i pakënaqur. E kam dashur lojën, e kam dashur trajnimin. Mënyra e jetesës më solli kënaqësi, por asgjë nuk zgjati”, ka thënë fillimisht Mulryne për The Times.

“Po, blija tre ose katër vetura në vit, sepse po mërzitesha dhe gjithmonë dëshiroja më shumë. Ishte e njëjtë me rrobat dhe shtëpinë”, përcjell Telegrafi.
“Fillova ta pyes veten: ‘Përse po e bëj këtë?’ Dhe, në thelb, përgjigja ishte se asgjë nuk ishte kurrë e mjaftueshme. Kam qenë vazhdimisht i shqetësuar, i lindur nga fakti se mendova se kjo mënyrë e jetës kishte për qëllim të më bënte të lumtur”.
Mulryne fillimisht ndihej bosh dhe e ndërpreu atë në vitin 2009. Ai u kthye në Irlandën e Veriut për një vit, me qëllim që të kthehej në Angli dhe të gjejë një klub tjetër pas pushimit të tij të shkurtër, por kjo nuk u materializua kurrë.

“Kam pasur një karrierë të mrekullueshme si futbollist, një karrierë që shumë njerëz të rinj dëshirojnë”, tha ai më parë këtë vit.
“Në procesin e jetesës së asaj ëndrre në të 20-at, fillova të ndjeja se kishte një zbrazëti në mënyrën se si po jetohej jeta ime”, shkruan Telegrafi.
“Unë po bëhesha gjithnjë e më i pakënaqur me mënyrën se si po jetoja, në theks në gjërat materiale, duke besuar tek ato sikur të më kishin sjellë lumturi”.

“Fillova të pyesja veten më thellë. Identiteti im ishte kapur në futbollist dhe jashtë kësaj, nuk e njihja me të vërtetë se kush isha”.
“Më pas morra një vendim radikal në vitin 2009, që unë do të leja futbollin për një vit dhe do të kthehesha në Irlandë. Gjatë atij viti unë zbulova përsëri thirrjen time të vërtetë dhe besimin tim”.
“Besimi u bë një pikë kyçe në jetën time, nuk mund të kthehesha në futboll”, përfundoi ish-mesfushori i Unitedit dhe Norwichit, i cili u shugurua si prift më herët gjatë këtij viti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë