LAJMI I FUNDIT:

Ish-ylli i Real Madridit deklaron se Carvajal e meriton ta fitojë Topin e Artë në vend të Viniciusit

Ish-ylli i Real Madridit deklaron se Carvajal e meriton ta fitojë Topin e Artë në vend të Viniciusit

Më vonë gjatë këtij muaji do të dhurohet çmimi Topi i Artë 2024 nga France Football. Të gjitha shenjat bëjnë me dije se Vinicius Junior do ta fitojë për herë të parë.

Sidoqoftë, jo të gjithë besojnë se Vinicius e meriton të jetë fituesi i këtij çmimi. Në fakt, ish-bashkëlojtari i tij Joselu Mato preferon që ky çmim t’i dhurohet Dani Carvajalit.

“Do t’ia dhuroja Carvajalit. Ne po flasim për një lojtar i cili luajti gjithçka vitin e kaluar, i cili ka fituar të njëjtët trofe si Vini, të cilin e vlerësoj dhe e dua shumë si bashkëlojtar, por mendoj se Dani e ka mbaruar sezonin si lojtari më i mirë në finalen e Ligës së Kampionëve dhe ka fituar Kampionatin Evropian aty ku ishte shumë i rëndësishëm”.


“Në fund, meritat nuk shkojnë për një mbrojtës sepse ai është më shumë protagonist si dikush që shënon gola ose asiston, por ne e kemi parë Danin si një golashënues, i cili ka shënuar dhe ka dhuruar asistime, ka qenë i rëndësishëm dhe ka bërë ndeshje të jashtëzakonshme”.

“Ai është një kandidat serioz për ta fituar këtë çmim sepse ka kaluar një kohë e gjatë që prej se e kemi parë një futbollist me këto kushte dhe titujt që ka fituar vitin e kaluar do ta bënin një fitues të drejtë të Topit të Artë”, ka thënë Joselu.

Joselu ishte bashkëlojtar me Vinicius dhe Carvajal vetëm për një sezon, i cili ishte i paharrueshëm për veteranin spanjoll. Ai u transferua tek Al-Gharafa në verë, ani pse ende e sheh veten si pjesë e Real Madridit.

“Që nga dita e parë ata më kanë trajtuar si njërin prej tyre. Ta ndjejë se jam në klubin më të mirë në botë nga presidenti, trajneri, bashkëlojtarët. Ta vesh atë fanellë dhe të luajë në atë stadium është diçka për të cilën ëndërroni gjatë tërë jetës”, deklaroi spanjolli./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ndërkombëtare

"Kjo nuk është aspak e hijshme", Vedat Muriqi i zhgënjyer me trajtimin që po i bëhet tek Mallorca

La Liga
“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

Serie A
Griezmann shkruan historinë në La Liga, thyen një rekord të vjetër të Messit

Griezmann shkruan historinë në La Liga, thyen një rekord të vjetër të Messit

La Liga
Hansi Flick sqaron deklaratën që dha për Real Madridin e cila shkaktoi polemika të mëdha

Hansi Flick sqaron deklaratën që dha për Real Madridin e cila shkaktoi polemika të mëdha

La Liga
Merret vendimi për të ardhmen e Xabi Alonsos – shefi i Bayer Leverkusen zbulon gjithçka

Merret vendimi për të ardhmen e Xabi Alonsos – shefi i Bayer Leverkusen zbulon gjithçka

Bundesliga
Kalo në kategori