Ish-sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu pensionohet nga futbolli i luajtur

Atdhe Nuhiu, që dikur mbronte ngjyrat e Kosovës, ka vendosur t’i japë fund karrierës si futbollist në moshën 35-vjeçare dhe menjëherë nis punën si trajner. Ai do të nis punën si ndihmëstrajner te skuadra austriake, Altach, pjesë e të cilit ishte nga 2021 e deri tani. Sulmuesi ishte pjesë e Kosovës prej vitit 2017 e deri në vitin 2021, ku shënoi tri gola në 19 paraqitje.

Ai ka falënderuar edhe familjen e sidomos babanë për ndihmën në karrierën e tij. “Një falënderim i veçantë shkon për Altachun dhe tifozët e tij. Më keni pritur ngrohtësisht në vitet e fundit dhe më keni përkrahur në çdo situatë. Jam shumë mirënjohës ndaj klubit që më ka lejuar të mbetem pjesë e botës së futbollit në rol të ri. Ju faleminderit që më keni besuar që ta nis këtu kapitullin e ri të karrierës sime si trajner”, përfundoi Nuhiu. Nuhiu tre golat me fanellën e Dardanëve i shënoi me Islandën, Ishujve Faroe dhe Çekinë.




















































