Supertifozja e Lionel Messit dhe ish-Miss BumBum, Suzy Cortez, ka treguar se ka bërë një tjetër tatuazh për ta dëshmuar dashurinë e saj për futbollistin legjendar.

Me vite të tëra, 32-vjeçarja e ka shfrytëzuar profilin e saj publik për ta demonstruar fiksimin që ka për superyllin argjentinas.


Braziliania me forma të mrekullueshme ka disa tatuazhe që i dedikohen Messit duke përfshirë fytyrën e tij mbi ijët e saj.

suzy (Foto: Instagram/The Sun)

Po ashtu, në vitin 2019 e kishte bërë tatuazh emrin e futbollistit në të pasmet e saj, si një parashikim se do ta fitonte Topin e Artë për të gjashtë herë në vitin pasues. (Mirëpo në vitin 2020 nuk u mbajt ceremonia për shkak të pandemisë së COVID-19, ndërsa Leo e fitoi në vitin 2021).

Tash, Suzy i ka zbuluar tre tatuazhe të reja në pjesën më të famshme të fizikut të saj për të nder të lojtarit të Paris Saint-Germainit.

suzy4 (Foto: Instagram/The Sun)

Cortez ka thënë për The Sun se tatuazhet e reja e nderojnë Messin dhe Argjentinën për triumfin në finalen e Kampionatit Botëror kundër Francës në Katar.

Tre tatuazhet, të cilat janë në pjesën e pasme të saj, përfshijnë një nga autografet e Messit, tre yje që përfaqësojnë tre titujt e Kupës së Botës të Argjentinës dhe një numër dhjetë që pasqyron numrin e fanellës së tij.

Suzy tha se tatuazhet po përmbushnin një premtim që kishte bërë gjatë Kampionatit Botëror nëse Argjentina do të triumfonte. /Telegrafi/

suzy1 1 (Foto: Instagram/suzyacortez)