LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Andrey Kozyrev përgënjeshtron Vladimir Putinin: NATO nuk paraqet kërcenim për Rusinë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Andrey Kozyrev përgënjeshtron Vladimir Putinin: NATO nuk paraqet kërcenim për Rusinë
Ish-ministri rus i Punëve të Jashtme, Andrey Kozyrev me ish-presidentin rus Boris Yeltsin

Ish-ministri rus i Punëve të Jashtme, Andrey Kozyrev ka bërë një deklaratë kundër siç i ka quajtur ai gënjeshtrave të presidentit Vladimir Putin.

Siç njofton Khodorkovsky Communications Center, e cila drejtohet nga Mikhail Khodorkovsky një biznesmen në ekzil, NATO nuk është kërcenim për Rusinë.

“NATO nuk na kërcënon, askush nuk na kërcënon në Evropë. Sipas definicionit, këta janë partnerët dhe miqtë tanë, ne duhet të integrohemi me ta pa humbur identitetin tonë kombëtar”, njofton Khodorkovsky Communications Center duke cituar ish-ministrin Kozyrev, i cili kishte qenë në detyrën e kryediplomatit nën drejtimin e Boris Yeltsinit.


Ditë më parë, Putin kishte thënë se NATO nuk duhet të zgjerohet në lindje.

“Ne thjesht shtruam pyetjen se nuk duhet të ketë më lëvizje të NATO-s në lindje. Topi është në fushën e tyre, ata duhet të na përgjigjen me diçka”, ishte shprehur Putin.

Ky reagim kishte ardhur pasi Rusia kishte vendosur mbi 100 mijë trupa ushtarake në kufi të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori