LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë analizon situatën në veri: Kurti po luan me zjarrin

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë analizon situatën në veri: Kurti po luan me zjarrin

Historiani dhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo ka analizuar tensionet në veri të Kosovës.

Milo tha se veprimet e autoriteteve kosovare në 4 komunat në veri dhe përplasjet me serbët aty, mund të jenë bërë me qëllim nga kryeministri Albin Kurti për shkak të situatës së vështirë ku ai ndodhet.

Sipas historianit, Kurti nuk i shpëton dot kohës dhe përgjegjësisë për të paraqitur te ndërkombëtarët një plan për Asociacionin.


Milo thekson se çdo plan që ai të paraqesë për Asociacionin, nuk do të mund të kënaq ndërkombëtarët, por do të shkaktojë dhe pakënaqësi në Kosovë. Dhe në këto kushte sipas tij, kryeministri i Kosovës po luan me zjarrin.

Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna
Lexo po ashtu Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

“Për të fituar unë nuk besoj se mund të fitojë ndonjë gjë Kurti, përveç një mbështetje të simpatizantëve të partisë së tij dhe atyre shtresave të popullsisë së Kosovës që e kërkojnë ballafaqimin e që operojnë me tezat kombëtariste, pa vënë në peshore interesin kombëtar të të gjithë Kosovës. Tani atij i duhet kjo mbështetje pasi ndodhet përpara një vendimarrje delikate.

Ai nuk i shpëton dot kohës dhe përgjegjësisë për të dhënë variantin e tij për Asociacionin. Madje pritej këto ditë që ai të dorëzonte variantin e qeverisë së Kosovës për Asocacionin. Mirëpo në cilindo variant që ai të dorëzojë te ndërkombëtarët kuptohet se ajo do të jetë thikë me dy presa, pasi nuk do të jetë në përputhje me atë që duan perëndimorët të shikojnë nga Kurti që të bëjë dhe e dyta çfarëdo që të bëj do të ngjallë pakënaqësi për Asociacionin në Kosovë.

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën
Lexo po ashtu Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Kurti luan politikisht por luan dhe me zjarrin. Nuk dihet se ç’rrugë merr situatë. Ngjarjet janë të atilla që kemi një ritensionim të situatës, qoftë në planin e brendshëm, në stabilitetin e tërë vendit, qoftë në planin ndërkombëtar, pasi shtohen dhe pikëpyetjet prapa emrit të Kurtit. Për mënyrën si ai e bën politikën dhe sa ai është i besueshëm në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në politikë ka ulje dhe ngritje dhe asnjëherë nuk ka një qëndrueshmëri afatgjatë”, tha Milo.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Lajme
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj

Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori