Rod Thornley është një ish-masazhist i Manchester United, që do të thotë se ai kaloi shumë kohë me disa nga futbollistët më të famshëm në planet, përfshirë Cristiano Ronaldon.

Tani, Thornley ka ndarë disa nga sekretet që di dhe ka pohuar se Ronaldo i ka kërkuar ndihmë për të gjetur numrat e telefonit të dy këngëtarëve të njohura.


Këngëtarët ishin Dannii Minogue dhe Kimberly Watt, kjo e fundit ishte anëtare e grupit muzikor "Pussycat Dolls", shkruan Marca.

70034497 11993817 image a 11 1681978281324

Thornley madje pretendon se Ronaldo për numrat e tyre, e ka falënderuar duke i shitur atij një Porsche për gjysmë çmimi.

"Ai ishte duke bërë një masazh me mua dhe në TV doli "X-Factor". Ishte Dannii Minogue, motra e Kylie Minogue dhe ai pyeti 'A mund të më merrni numrin e saj?", tha Thornley për Under The Cosh.

70034495 11993817 image a 12 1681978351475

"Unë i thash 'jam një masazhues i Man United '. Por, unë jam një njeri me shumë rreth dhe, brenda katër ose pesë ditëve, kam numrin e Dannii Minogue në telefonin tim. Kështu që ia dorëzova. Me sa duket ata shkuan në disa takime, por asgjë nuk doli nga kjo në fund", tha tutje ai.

“Rreth katër apo pesë muaj më vonë, në mars ose prill, ai po largohej për në Real Madrid . Të gjithë e dinim se ai do të largohet në fund të sezonit. Dhe, ai më thotë ndërsa shfaqej X-Factor përsëri të shtunën mbrëma dhe ishte ajo Kimberly Wyatt nga Pussycat Dolls", vazhdoi rrëfimin Rod.

70034441 11993817 image m 14 1681978449301

"A mund të më marrësh numrin e saj?", më pyeti, kështu që unë i thash çfarë ka nga kjo për mua? Po ju marr numrat e vajzave nga kudo dhe nuk po përfitoj asgjë nga kjo", thash unë.

"Ai tha: "Të pëlqen makina ime?" Ai kishte një Porsche të konvertueshme. “Ai tha: “Kur të shkoj në Real Madrid, do ta shes për gjysmë çmimi”.

70034505 11993817 image a 19 1681978592358

“Mu deshën rreth 10 minuta për të marrë numrin e saj, më pas ia kaloj atij. Dhe, sigurisht, fundi i sezonit vjen dhe unë pyes nëse marrëveshja është ende e vlefshme.

"Ai iu përmbajt asaj. Unë i dhash atij 30,000 paund për një makinë 60,000 paund. Të nesërmen e shita për 60,000 paund!", përfundoi rrëfimin e tij.

70034575 11993817 image a 16 1681978495397

Ndryshe, theksojmë se Ronaldo prej vitesh është në lidhje me Georgina Rodriguez me të cilën ka dy fëmijën, ai ka edhe tre të tjerë nga nënat surrogate. /Telegrafi/