LAJMI I FUNDIT:

Ish-lojtari i Liverpoolit i dënuar me tetë vjet burg për shitje kokaine, kujton golin në debutimin e tij në ‘Anfield Road’

Ish-lojtari i Liverpoolit i dënuar me tetë vjet burg për shitje kokaine, kujton golin në debutimin e tij në ‘Anfield Road’

Ish-futbollisti i Liverpool, Layton Maxwell është dënuar me tetë vjet burg për posedim të kokainës në vlerë prej 6 milionë funte.

Agjentët e krimit të organizuar gjetën më shumë se 60 kg kokainë dhe loje të tjera të drogave.

Atij iu gjetën edhe 2.5 milionë funte para dhe pajisje peshimi, në një bastisje në shtëpinë e tij në Cardiff.


Gjykata dëgjoi se Maxwell, tani 43 vjeç, lejoi bandën të përdorte shtëpinë e tij si një shtëpi të sigurt për të ruajtur drogë me vlerë 6 milionë funte.

Maxëell ishte vetëm 19 vjeç kur shënoi në debutimin e tij në ‘Anfield Road’ në 1999 dhe tregoi potencial të madh ndërsa përparonte në klub së bashku me yjet Steven Gerrard dhe Jamie Carragher.

Mirëpo, karriera e tij asnjëherë nuk shkoi në drejtimin e dëshiruar dhe në vitin 2001 u largua dhe më pas filloi të merret me drogë.

Gjatë karrierës së tij, mesfushori ka luajtur për Stockport County, Cardiff City dhe Swansea City.

Maxëell ishte një nga tetë të pandehurit e burgosur për një total prej 80 vitesh në Gjykatën e Kurorës së Cardiffit, me më shumë anëtarë të bandës që ende nuk janë dënuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Liga e Kampionëve
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Ligat tjera
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Premier League
Kalo në kategori