Ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, dhe i akuzuari Isuf Zejna janë deklaruar të pafajshëm, kurse i pandehur Ymer Dragusha ka arritur marrëveshje me Prokurorinë për pranimin e fajësisë, lidhur me akuzën për keqpërdorimet në KEK.
Deklarimin rreth fajësisë të njëjtit e kanë bërë në seancën fillestare të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja speciale, Fikrije Fejzullahu, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Plotësisht i pafajshëm”, tha Krasniqi.
Kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri tha se i akuzuari dhe mbrojtësi i tij në afat prej 30 ditësh kanë të drejtë të paraqesin kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hudhje të aktakuzës.
Paraprakisht, prokurorja Fejzullahu bëri të ditur arritjen e marrëveshjes mes Prokurorisë dhe të akuzuarin Dragusha për pranimin e fajësisë.
Ajo tha se në bazë të kësaj marrëveshje të arritur saj i pandehuri Dragusha është pajtuar me dënimin e rekomanduar dhe obligimeve tjera të arritur me këtë marrëveshje.
“Bazuar në marrëveshjen për pranimin e fajësisë për të akuzuarin Ymer Dragusha, konsiderojmë se e njëjta është e lidhur ne përputhje të plotë për 4 vepra penale te keqpërdorimit të detyrës zyrtarë në bashkëkryerje me të pandehurin Nagip Krasniqi e arsyetuar në mënyrë të mjaftueshme që ky pranim fajësie është bërë në mënyrë vullnetare në konsultim me mbrojtjen dhe anën tjetër me të gjitha provat materiale dhe jomateriale që mbështet aktakuza.
I pandehuri Ymer Dragusha është pajtuar me llojin e dënimit të rekomanduar nga ana e prokurorisë dhe rregullimet tjera që janë me këto marrëveshje. Për pikën 1 është rekomanduar dënimi me kohëzgjatje për 8 muaj, për pikën 2 në kohëzgjatje 6 muaj, për piken 3 me 6 muaj e veprën penale nga dispozitivi i katërt 6 muaj, e që me dënim unik është llogaritur me 2 vjet, i cili nuk do të ekzekutohet, nëse i cili pandehuri përmbush këto kushte. Kushtëzimi vie ne detyrimin e tij që të plotësojë detyrimet e tij si dëshmitar bashkëpunues e datës 19 maj 2023. I propozoj ta shpall fajtor dhe ta dënoj më dënimin e rekomanduar”, tha prokurorja Fejzullahu.
Edhe mbrojtësi i të akuzuarit Dragusha, avokatja Sabrije Krasniqi tha se i mbrojturi i saj është njoftuar për obligimet dhe pasojat e kësaj marrëveshje dhe se pranimin e fajësisë i njëjti e ka bërë në mënyrë vullnetare.
“Andaj, duke vlerësuar se një marrëveshje e tillë është lidhur konform dispozitave ligjore, i propozoj gjykatës që ta pranojë këtë marrëveshje dhe ta shqiptojë dënimin e propozuar”, tha avokatja Krasniqi.
Marrëveshja mes Prokurorisë dhe të akuzuarit Dragusha është aprovuar nga gjykata.
Ndërsa gjyqtari Rrahman Beqiri njoftoi se gjykata merr aktvendim që shpallja e aktgjykimit ndaj të akuzuarit Dragusha të shtyhet deri në përfundim të tërësishëm të kësaj çështje penale.
Nagip Krasniqi dhe Ymer Dragusha akuzohen për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Krasniqi akuzohet edhe për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”. Kurse, Isuf Zejna akuzohet për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale keqpërdrim i detyrës zyrtare”. Bauzar në aktakuzë, Dragusha arritur marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 30 dhjetor 2024 ngriti aktakuzën e re ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi si dhe Ymer Dragushës dhe Isuf Zejnës.
Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, thuhet se Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, Dragusha në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të zyrës së prokurimit dhe Zejna, si përfaqësues i kompanisë “Rexhepi Zeqiri Zejna L.L.C”, akuzohen se me veprimet e tyre i shkaktuan dëm buxhetit të shtetit rreth 37 milionë euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Konfiskohen 860 flakona botox, Ministria e Shëndetësisë jep detaje

Mbi 500 raste të reja në vit, çdo ditë vdes një shqiptar nga kanceri i zorrës së trashë

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Ish-ministri britanik: Lëvizje e mençur njohja e Kosovës nga Kenia, Vuçiq - kukulla e Putinit

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Tërnava uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler