LAJMI I FUNDIT:

Çfarë dihet për ish-kreun e policisë së Meksikës që ‘përfundoi në listën e pagave të El Chapo-s’ – që mund të dënohet me burgim të përjetshëm?

Çfarë dihet për ish-kreun e policisë së Meksikës që ‘përfundoi në listën e pagave të El Chapo-s’ – që mund të dënohet me burgim të përjetshëm?

Ish-kreu i policisë federale të Meksikës po përballet me një burgim të përjetshëm pasi u zbulua se ishte në “listën e pagave” të bosit famëkeq të drogës Joaquin ‘El Chapo’ Guzman.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Genaro Garcia Luna kishte për detyrë të shkatërronte kartelet e drogës që rrënonin Meksikën në një kohë kur qeveria kishte ndjekur zyrtarisht “çmontimin e krimit të organizuar në vend”.

Por siç thuhet më tej, 54-vjeçari ishte fshehurazi në “listën e pagave” të mbretit të kartelit, i cili në këmbim të mbrojtjes që mori, e shpërbleu Garcia Lunën me miliona.


Ai u shpall fajtor të martën (14 shkurt) për disa akuza dhe tani po përballet me një dënim të përjetshëm.

Nëntë ish-anëtarë të kartelit dolën për të dëshmuar kundër Garcia Luna, pasi ata deklaruan se ai fitoi shumë para duke punuar me rrjetin e krimit të organizuar.

Ata dëshmuan se ai po merrte miliona ryshfet nga karteli i drogës Sinaloa, i drejtuar më parë nga El Chapo.

Sergio Villarreal Barragan, një ish-oficer i policisë federale, pretendoi se Garcia Luna dhe bashkëpunëtorët e tij ishin paguar deri në 230 milionë dollarë pasi ai u promovua në rolin e shefit të sigurisë së Meksikës.

Ish-anëtarët e kartelit në gjyq deklaruan se Garcia Luna u dha anëtarëve të Sinaloa uniforma zyrtare, distinktivë dhe automjete të policisë federale meksikane.

Barragan tregoi në gjykatë se një herë ai kishte ndihmuar El Chapon të kapte një ngarkesë kokaine të një bande rivale.

Pasi u arrestua fillimisht në vitin 2019, Garcia Luna u bë zyrtari meksikan i rangut më të lartë që u përball ndonjëherë me gjyq në SHBA për akuzat për trafik droge. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Serbia
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Kalo në kategori