LAJMI I FUNDIT:

Ish-konsulli malazez Boro Gjukiqit po ndiqet penalisht në Rusi – përvetësoi fonde që kishin lidhje me kolonelin e FSB-së, Dmitry Senin

Ish-konsulli malazez Boro Gjukiqit po ndiqet penalisht në Rusi – përvetësoi fonde që kishin lidhje me kolonelin e FSB-së, Dmitry Senin
Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov dhe ish-konsulli rus në Mal të Zi, Boro Gjukiq

Ish-konsullit të Federatës Ruse në Mal të Zi, Boro Gjukiq është duke u ndjekur penalisht për dhënie të dëshmisë së rreme me vetëdije rreth akuzave ndaj tij.

Sipas medieve, bëhet e ditur se Komiteti rus i Hetimeve ka filluar procedurën më 21 tetor, ku Gjukiq po akuzohet për dy vepra penale.

Hetimet tregojnë se Gjukiq u përpoq të ndihmonte ish-hetuesin Ivan Kozevnikov të shpëtonte pasurinë e paluajtshme me vlerë 2.23 milionë euro, i bërë nga keqpërdorimi i buxhetit të shtetit.


Megjithatë, gjykata thekson se kjo pronë nuk ka lidhje me Kozhevnikovin, por me kolonelin e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), Dmitry Senin, i cili është në arrati dhe kushëririt të tij Dmitry Zakharchenko që ishte kolonel në Ministrisë ruse të Punëve të Brendshme, që është i dënuar me 12 vjet për marrje të ryshfetit dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas deklaratës, Gjukiq i ka dhënë hua Kozevnikut një pasuri të paluajtshme me vlerë 2.23 milionë euro. Por, hetimet tregojnë se në fakt kjo është pronë e Seninit, i cili një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tij e ka regjistruar në emër të të afërmve dhe miqve. Në total, këto asete vlerësohen rreth 4.6 milionë euro. Vitin e kaluar, Kozhevnikov u dënua me 1.5 vjet punë korrektuese për falsifikim të provave.

Nga qershori i 2014-së, Gjukiq ishte konsull nderi i Federatës Ruse në Mal të Zi. Si pjesë e kundërpërgjigjes së vendeve perëndimore ndaj sulmit kimik në Salisbury të Britanisë së Madhe në vitin 2018, kur inteligjenca ruse helmoi ish-kolonelin e Shërbimit Ushtarak të Inteligjencës (GRU), Sergei Skripal dhe vajzën e tij Yulia, Mali i Zi shfuqizoi aktivitetet e Gjukiqit.

Media ruse Kommersant kishte shkruar se revokimi i akreditimit ka ndodhur edhe për faktin se Gjukiq ishte një nga themeluesit e partisë politike pro-ruse Prava Crna Gora. Aktualisht kjo parti është pjesë e Qeverisë në Mal të Zi.

Vite më parë, Gjukiq kishte drejtuar një fushatë anti-NATO në Mal të Zi dhe promovoi lidhje të ngushta me Rusinë. Në një deklaratë për agjencinë ruse TASS, ai u kishte bërë thirrje autoriteteve ruse që të ndalojnë qytetarët e tyre të udhëtojnë në Mal të Zi.

Ai vazhdimisht kishte pasur takime me udhëheqësit serbë dhe rusë, si Sergei Lavrov dhe ish-patriarkun serb Irinej. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Evropa
Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Amerika
Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Evropa
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Evropa
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Kalo në kategori